Guvernatori i Bankës apel shqiptarëve: Ruhuni nga këto skema piramidale, po ju mashtrojnë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:03 27-05-2016 Guvernatori i Bankës apel shqiptarëve: Ruhuni nga këto skema piramidale, po ju mashtrojnë

“Shqiptarët nuk duhet të bien pre e mashtrimit të skemave që nëpërmjet telefonit, iu kërkojnë gjoja të investojnë para, për t’ua marrë ato”. Ky është apeli që bën Guvernatori I Bankës Qendrore të Shqipërisë Gent Sejko, nëpërmjet emisionit Kapital të Aleksandër Furxhi, në Vizion Plus.

Sejko ka qëndruar gjatë në shpjegimin e tij për këtë dukuri të re që po ndodh, duke theksuar se njerëzit duhet të jenë alert gjatë gjithë kohës. “Këto skema mashtruese, synojnë të përfitojnë nga gjoja një ofertë më e lartë, e cila mund t’i bëjë qytetarët të mashtrohen”- është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, për këtë shqetësim janë njoftuar edhe institucionet e sigurisë, si Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia dhe Prokuoria, të cilat kanë aktivizuar mekanizmat e tyre.

I pyetur me insistim për shkaqet dhe format e shfaqjes së këtyre dukurive, Sejko është shprehur se një pjesë e tyre mund të jenë ngritur edhe në bazë të sistemit të piramidës, duke treguar interes e duke iu kthyer përgjigje fillimisht telefonatave, por më pas, zhduken, duke abuzuar me paratë e qytetarëve. “ E vërteta është që fenomeni nuk është bërë masiv, por egzsiton rreziku që të ndodhë, vecanërisht në periudhat kur normat e interesit nga institicuonet financiare të licensuara, janë në rënie. Por qytetarët nuk duhet të bëjnë asnjë transaksion që nuk bëhet nga institucione të licensuara, sic janë edhe bankat.”- ka vijuar Guvernatori. Sipas tij, I rëndësishëm është sensibilizimi që individët me informacion të cunguar finaicar, të mos bien pre e abuzimit.

Gjatë intervistës, Guvernatori Gent Sejko shpjegoi edhe shkaqet e uljes së normës së interesit për kreditimin. Sipas tij, dicka e tillë është bërë në vazhdimësi, në mënyrë që të ndikojë disa procese: “Banka qendrore synon që nëpërmjet uljes së normës së interest, të stimulojë konsumin, investimet dhe kreditimin. Një normë e ulët interesi do të thotë që individët dhe bizneset të tërheqin kreditë, me një kosto më të ulët. Norma e interesit në lekë ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe kjo ka bërë që të rritet masa e kreditimit në lek. Kreditimi në monedhën vendase, që nga fillimi I aplikimit të politikave lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, është rritur me 8 përqind cdo vit.  Pra kredia në lekë është rritur dhe individë e biznese kanë preferuar të marrin kredi në lekë”- ka qenë sqarimi i Guvernatorit.

Sejko e ka lidhur uljen e normës së interesit në kreditim, edhe me uljen e normës së interesit tek depozitat e qytetarëve. Duke garantuar se nuk është shkuar ende tek norma negative interesi, Guvernatori sqaroi se dicka e tillë është bërë për të nxitur individë a biznese, të tentojnë forma alternative kreditimi. “Në vend që të mbajnë paratë në depozitat e bankave, qytetarët mund t’I investojnë për shembull në një pasuri të paluajtshme, e cila mund të sjellë të ardhura më të mëdha, sesa do të ishin depozitat. Pra nxitet blerja e mëtejshme e pasurive”- e ka ilustruar argumentin e tij, Guvernatori I Bankës së Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025800943374634
array(1) { ["section"]=> string(93) "guvernatori-i-bankes-apel-shqiptareve-ruhuni-nga-keto-skema-piramidale-po-ju-mashtrojne-41683" }