Guvernatori i Bankës së Kosovës: Për ne është mirë që Shqipëria të përdorë euron

Publikuar tek: ekonomi, më 23:24 30-06-2018 Guvernatori i Bankës së Kosovës: Për ne është mirë që Shqipëria të përdorë euron Samiti i guverantorëve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, në samitin rajonal të Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore që u mbajt në Beçiç të Malit të Zi, theksoi se sfida kryesore vijon të mbetet ruajtja e stabilitetit financiar.

Për guvernatorin Fehmi Mehmeti, sektori financiar në Kosovë, është shumë stabël dhe me përmirësim të vazhdueshëm të rolit të tij në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Norma e kredive joperformuese në sektorin bankar të Kosovës është vetëm 2.9% dhe norma e mjaftueshmërisë së kapitalit është rreth 18%. Mirëpo, Mehmeti deklaroi se janë të vetëdijshëm se tronditjet për sektorin bankar shpesh vijnë nga jashtë bankave, pra prej ekonomisë dhe në këtë aspekt, duhet të jemi të kujdesshëm që bankat të mund t’i përballojnë tronditjet e mundshme me të cilat mund të ballafaqohen në të ardhmen. Sfidë tjetër për Bankën Qendrore të Kosovës është edhe nevoja për rritjen e rolit të bankës qendrore në ndikimin e zhvillimeve makroekonomike në vend. “Me një politikë monetare të kufizuar, mundësia jonë për të ndikuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë në treguesit makroekonomikë, siç janë inflacioni, rritja ekonomike apo edhe papunësia është e vogël”, pohoi ai.

Këtë sfidë Mehmeti thotë se po përpiqen të adresojnë, deri në një masë, përmes zhvillimit të politikës makroprudenciale, mirëpo edhe kjo paraqet sfidë më vete, duke pasur parasysh stadin e hershëm të zhvillimit të saj edhe në vendet tjera.
Aktualisht, norma mesatare e interesit në kredi është rreth 6.6%, krahasuar me normën prej rreth 11% që ishte vetëm 5 vjet më parë. Ndikim të rëndësishëm në zvogëlimin e normës së interesit në kredi kishte edhe rënia e normave të interesit në depozita, të cilat po ashtu kanë zbritur në nivel mjaft të ulët, shpjegon Mehmeti. Aktualisht, norma mesatare e interesit në depozita është rreth 1.3%, krahasuar me mesataren prej rreth 3.5% që ishte pesë vite më parë.

Në një intervistë që dha për Monitor gjatë konferencës, guvernatori Mehmeti për ne është mirë që Shqipëria të përdorë monedhën e përbashkët. Besoj edhe Kosova, me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit, do të bëhen pjesë e BE-së dhe njëkohësisht do të kemi një valutë të vetme, tha ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tregtia ndërkombëtare, Kosova dhe Shqipëria eksportet më të ulëta për frymë në rajon
Nisin ethet e TVSH-së te biznesi i vogël: 10 korriku afati i fundit për të deklaruar e paguar »
Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869
array(1) { ["section"]=> string(86) "guvernatori-i-bankes-se-kosoves-per-ne-eshte-mire-qe-shqiperia-te-perdore-euron-126333" }