Guvernatori Sejko takohet me ambasadorin Rokanas: Bankat greke në Shqipëri janë të sigurta

Publikuar tek: ekonomi, më 17:34 03-07-2015 Guvernatori Sejko takohet me ambasadorin Rokanas: Bankat greke në Shqipëri janë të sigurta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është takuar me ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe atë fqinj.

Takimi është fokusuar në marrëdhëniet ekonomike bilaterale, performancën e sistemit bankar shqiptar si dhe në zhvillimet e fundit në Greqi.

Sipas njoftimit të ambasadës greke, guvernatori Sejko ka theksuar se greqia është një partner i rëndësishëm tregtar, ndërsa ka shprehur besimin e tij se populli grek do të gjej forcën për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Sejko e ka informuar ambasadorin për rolin e bankave shqiptare me kapital grek në vendin tonë, ndërsa është shprehur këto banka aktualisht janë të shëndosha financiarisht

Sejko dhe Rokanas kanë ndarë të njejtin mendim se një zgjidhje e shpejtë e situatës në Greqi është e dobishme për të dyja vendet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019975185394287
array(1) { ["section"]=> string(95) "guvernatori-sejko-takohet-me-ambasadorin-rokanas-bankat-greke-ne-shqiperi-jane-te-sigurta-15275" }