Guxholli: 500 milionë euro për matësat inteligjentë. Ministria: PD po shpif

Publikuar tek: politike, më 14:04 13-02-2015 Guxholli: 500 milionë euro për matësat inteligjentë. Ministria: PD po shpif Zana Guxholli

Partia Demokratike ka vënë sot në dyshim projektin më të fundit pilot të qeverisë Rama. Sipas ish-këshilltares së Sali Berishës, Zana Guxholli, matësat inteligjentë kanë kosto të mëdha që do t’u faturohen qytetarëve, por mbi të gjitha janë lehtësisht të manipulueshëm nga hakerat kompjuterikë.

“Kush do t’i blejë, cilat para do të përdoren? Apo do rëndojnë mbi qytetarët kostot e këtij projekti. Sa është kostoja e këtyre matësave? Paraprakisht duhet ta dini që kostoja e një matësi është 350-600 euro secili. Në total kostoja e tyre do të jetë 500 milionë euro.’’, deklaroi sot Guxholli.

Sipas Guxhollit, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë studim për këtë projekt, pasi vetë këto matësa janë të manipulueshëm. “Janë të ndjeshëm ndaj luhatjeve të tensionit dhe të atakueshëm nga hakerat’’, theksoi Guxholli, duke shtuar se bëhen në këtë mënyrë edhe transmetues të të dhënave personale.

Sipas saj, edhe në pikëpamje shëndetësore janë shumë të dëmshëm. “ Kanë një dëm 100 herë më të madh se e ai i SmartPhonëve, sipas studimeve të American Medial Assosiation”, përfundoi Guxholli, duke kërkuar transparencë nga qeveria për projektin e ndërmarrë.


Ndërkohë që ministria e Energjisë ka reaguar pas deklaratës së PD-së, duke e konsideruar atë si shpifje.

Ministria shprehet se PD është kundër çdo nisme qeveritare, për opozitën nuk ka rëndësi nëse idetë e qeverisë sjellin siguri dhe efikasitet.

Në deklaratë thuhet se projekti tenton të ulë faturën e energjisë për qytetarët dhe se ai nuk do të ketë asnjë kosto për shtetin shqiptar.

Ministria e ka konsideruar këtë projekti pilot si modernizim në fushën e energjisë dhe teknologjisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani akuzon Ramën: Kërkon të marrësh nën kontroll institucionin e Presidentit
Keti Bazhdari, kush është gruaja jashtë politikës- nga artistët, te gazetarët e jeta në çift »
Article Logic
Execution time: 0.019176006317139
array(1) { ["section"]=> string(77) "guxholli-500-milione-euro-per-matesat-inteligjente-ministria-pd-po-shpif-3233" }