“Gyleni”, Bregu pas Blushit : Nikolla të sqarojë nëse fëmijët tanë janë në rrezik

Publikuar tek: politike, më 14:23 14-05-2015 “Gyleni”, Bregu pas Blushit : Nikolla të sqarojë nëse fëmijët tanë janë në rrezik Majlinda Bregu

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka folur gjithashtu për çështjen e mbylljes së shkollave turke të Gylenit në Shqipëri, pas fjalimit të mbajtur nga deputeti Ben Blushi i cili kundërshtoi  kërkesën e presidentit Erdogan.

“Kolegu im Blushi ngriti një çështje ,një lloj shqetësimi që unë e kam ndjerë që ishte prezent, shumë prej nesh i kanë fëmijët në ato shkolla që dje u cilësuan si shkolla të financuara nga organizata terroriste. Ministrja  e  Arsimit nuk do kishte bërë keq t’i kishte dhënë një farë shpjegimi,  jo duke menduar se lëndojmë një mik apo një partner strategjik por besoj se do ishte ne nderin e gjithsecilit dhe ministrja duhet ta kishte bërë këtë sqarim. I kemi çuar fëmijët për t’u arsimuar në ato shkolla ndaj  nëse ka një rrezik nreal do të qe mirë ta dëgjonim nga ju sepse është e patolerueshme që ambienti që jetojnë  fëmijët tanë të ishte një ambient me rrezik. Është mirë që gjërat të diskutohen. Mos bëjmë si me armët kimike që e morrëm vesh pasi u majis çështja”, u shpreh Bregu nga foltorja e Kuvendit.

Deputetja Bregu u ndal gjatë edhe te papaunësia dhe fluksi i të rinjve që duan të emigrojnë jashtë vendit në pamundësi për ta parë këtu të ardhmen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Defektet e spotit elektoral të Veliajt, përdorimi i fëmijëve dhe harresa për të përmendur ''fshatin''
Braçe: Kontrolli Teknik i Automjeteve monopol. Propozova liberalizimin, përgjegjësia i mbetet Ministrisë »
Article Logic
Execution time: 0.024151086807251
array(1) { ["section"]=> string(110) "gyleni-bregu-pas-blushit-nikolla-te-sqaroje-nese-femijet-tane-jane-ne-rrezik-mos-beni-si-me-armet-kimike-11160" }