“Ha sufllaqe dhe bëj plazh o popull”, Mehmetaj: Ja pse ka rënë qeveria

Publikuar tek: barometri, më 08:22 06-06-2018 “Ha sufllaqe dhe bëj plazh o popull”, Mehmetaj: Ja pse ka rënë qeveria

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e ftuar në emisionin “360 gradë” me temë “Loja mbaroi…ha sufllaqe dhe bëj plazh o popull”, ka folur në lidhje me lëvizjet e opozitës kohët e fundit.

 

 Teksa gjatë një bisedimi, Mehmetaj ka treguar se qeveria Rama 2 ka rënë tashmë dhe shkak për këtë janë bërë lidhja e dy ministrave të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me krimin.

"Në një vend normal, ku demokracia është hibride, në një rast të tillë, ku ministri i Brendshëm, apo vëllai i tij, kapet në trafikim të lëndës narkotike, një njeri përgjegjës jep dorëheqjen, pavarësisht përgjegjësisë morale apo ligjore. Por s'ndalemi këtu, ky ministër i kërkon policëve që drejton, që për të punuar s'duhet të kenë pikë kafe, apo të njohin një person me problem me ligjin, duhet të largohet, atëherë ky që ka vëllanë trafikant, nuk preket. Pra kemi dy ministra të Brendshëm që janë rrëzuar dhe qeveria vijon, në këtë pikë jemi.

Lidhja mes moralit e ligjit, është raporti i të gjitha institucioneve ndërkombëtare se në zgjedhje u përfshin persona me precedent penal", ka thënë deputetja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024042844772339
array(1) { ["section"]=> string(73) "ha-sufllaqe-dhe-bej-plazh-o-popull-mehmetaj-ja-pse-ka-rene-qeveria-123395" }