Habia e Dakos përballë analistëve: Pse bashkia e krijon tregun e peshkut?

Publikuar tek: politike, më 22:17 16-06-2015 Habia e Dakos përballë analistëve: Pse bashkia e krijon tregun e peshkut?

Dako pas anulimit të përballjes nga kandidatja rivale në pjesën e dytë të emisionit është gjendur përballë analistëve në Top Show.

"Pse bashkia e krijon tregun e peshkut? Nëse do kishte interes biznesi do e kishte krijuar tregun e peshkut, nuk e ka parë të arsyeshme dhe nuk e ka krijuar, është shumë e thjeshtë", është kjo përgjigjia qe Dako u dha analistëve në Top Show pas kritikave të këtyre të fundit për mungesën e tregut të peshkut në një qytet bregdetar si Durrësi. Për analistët një gjë e tillë s'mund të thuhet pasi sigurisht që kjo është një kompetencë e kryetarit të bashkisë.

I pyetur nëse e ndjente konsumin për faktin që ka ndenjur për dy mandate në krye të bashkisë kandidati i ASHE jo vetëm që tha se e shihte si avantazh por solli edhe shembullin e kancelares gjermane Angela Merkel.

“Unë mendoj se pjesa e konsumit nuk më penalizon përkundrazi më jep më tepër mundësi  e shoh si një avantazh pasi më krijon një eksperiencë të mirë për punën që me ardhjen e qeverisë Rama na jep më shumë mundësi. Duket sikur kemi të bëjmë me një rikandidim për herë të parë për shkak të reformës territoriale sot ne jemi shumë të përgatitur pasi ky është mundësia reale për të hedhur një themel të ri”, tha Dako.

“ Si të duket Merkeli që kandidon për herë të tretë”, iu drejtua mandej kandidati analistit Minxhozi i cili i pohoi se kjo është shumë larg Durrësit.

“Është shumë larg por këto janë shembuj të demokracisë, demokracia të jep mundësinë të rrish në pushtet, tre, herë, katër, pesë herë...”, theksoi Dako duke ngulmuar në eksperiencën e tetë viteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Diferencë e ngushtë mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos
Mediu thirrje qytetarëve: Mos bini pre e presionve për blerjen e votave »
Article Logic
Execution time: 0.025835037231445
array(1) { ["section"]=> string(77) "habia-e-dakos-perballe-analisteve-pse-bashkia-e-krijon-tregun-e-peshkut-13787" }