Habit avokati i njohur: Policia në Shqipëri kapi niseshte, kokaina e vërtetë ndodhet në Livorno

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 13-03-2018 Habit avokati i njohur: Policia në Shqipëri kapi niseshte, kokaina e vërtetë ndodhet në Livorno Avokat Genc Gjokutaj

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka habitur me deklaratën e tij se 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës, janë allçi apo niseshte pasi kokaina e vërtetë ndodhet në Livorno.

Gjokutaj e arsyeton teorinë e tij duke me “dorëzimin e kontrolluar”. Sipas tij policia në Itali e ka kapur konteinerin dhe ka zëvendësuar kokainën me një substancë të ngjashme si niseshte apo allçi, për shkak të mosbesimit ndaj palës shqiptare. Këtë gjë supozohet ta ketë bërë për të mos humbur ngarkesën miliona dollarëshe.

Deklarata e Gjokutaj në emisionin “360 Gradë”:

Si ka mundësi kur thuhet një gjë për herë të parë ka agresion. Unë po them dorëzimi i kontrolluar bëhet me shtete si Shqipëria, kur ata nuk besojnë që kjo ngarkesë mund të kapet. Pra sa mos të humbë ngarkesa ata e zëvendësojnë me një lëndë të ngjashme. Kjo ka ndodhur me vende si Shqipëria edhe herë të tjera. Dhe ngarkesa miliona dollarëshe është aty.

600 kile kanë ngelur në Livorno, dhe këta kanë kapur allçi. Ky është dorëzimi i kontrolluar.

Dhe prandaj e kanë mbajtur në Livorno aq ditë, kan ngrit edhe faturën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vdekja e mistershme në Tiranë: Si e vrau nusja 21 vjeçare vjehrrën 1 vit më parë, në pranga 4 persona (EMRAT)
SKANDAL në shkollë, drejtoresha e shkollës fshin mungesat për 150 mijë lekë (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.02034592628479
array(1) { ["section"]=> string(100) "habit-avokati-i-njohur-policia-ne-shqiperi-kapi-niseshte-kokaina-e-vertete-ndodhet-ne-livorno-113170" }