Habit gazetari Hoxha: Kam bërë regjistrime privatisht në komisariat, çfarë më rezultoi

Publikuar tek: barometri, më 07:52 28-09-2018 Habit gazetari Hoxha: Kam bërë regjistrime privatisht në komisariat, çfarë më rezultoi

Gazetari Artan Hoxha është i sigurt se në kërcënimin me armë të pretenduar nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, nuk ka qenë prezent asnjë deputet.

Nuhu pretendon se u kërcënua në ambientet e komisariatit nga Rexhep Rraja, ku të pranishëm ishin edhe babai i tij, deputeti i PS- Rrahman Raja, deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Artur Bushi.

Gazetari Hoxha deklaroi në “Report Tv” se ka shkuar në komisariat dhe ka bërë regjistrime privatisht, duke marrë në pyetje punonjësit e komisariatit. Sipas Hoxhës, asnjë prej tyre nuk e konfirmoi faktin që aty kishin mbërritur deputetë.

“Uën kam bërë regjistrime privatisht, me oficerët e policisë aty, dhe asnjë nga ata nuk ma konfirmoi këtë fakt, pra që aty kanë qenë deputetë. A thua ty aty ka shkuar një tabor i tërë, 20 veta të armatosur. Ndërkohë që kush ka shkuar aty e di që as komisariat nuk është, por një postë e vogël që të merret fryma dy veta të jesh, jo më 20”, u shpreh Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11737608909607
array(1) { ["section"]=> string(91) "habit-gazetari-hoxha-kam-bere-regjistrime-privatisht-ne-komisariat-cfare-me-rezultoi-135865" }