Habit Gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 16-05-2018 Habit Gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala është shprehur se punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë të vështirë të kontrollojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS nga frika se mund të pezullohen nga puna.

Lala deklaroi në emisionin “Opinion”, se punonjësit e policisë nuk e harrojnë rastin e kolegut të tyre, i cili u penalizua, kur kontrolloi emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë udhëtimit të tij në Gjermani për arsye familjare.

“Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e kuptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sistem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm, se kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimi Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale. Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”,- tha Lala.

Në lidhje me paraqitjen e Agron Xhafës në prokurori, Lala tha:

Ajo se çfarë mund të konfirmoj gjatë ditës së djeshme është se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, aty ku prokuroria ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar një natë më herët nga përfaqësuesi ligjor i Agron Xhafajt, Ardian Visha.

Agron Xhafaj është paraqitur personalisht përballë prokurorit, duke kërkuar që të identifikohen personat përgjegjës për këtë audio-përgjim të publikuar nga opozita disa ditë më parë. Në momentet e para, Xhafaj ka dhënë disa shpjegime si person i dëmtuar dhe kallëzues, por pas këtij shpjegimi të detajuar nuk ka qenë i pranishëm avokati mbrojtës. Prokurori i ka kërkuar kohë të thërriste një ekspert të fushës dhe më pas ka lënë edhe kampionët e zërit të tij.

Më pas ai ka informuar prokurorin e çështjes, në ditët në vijim nuk do të ishte disponibël përballë prokurorisë, pa ja komunikuar veprimin konkret që kishte marrë. Ndërsa rezultoi që ai ka udhëtuar drejt Italisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, burg për mësuesin në Delvinë
Operacion i befasishëm në mesnatë, policia mësyn në lagjen “5 Maji” dhe arreston 2 persona »
Article Logic
Execution time: 0.0043199062347412
array(1) { ["section"]=> string(91) "habit-gazetarja-policet-kane-frike-te-kerkojne-emrin-e-agron-xhafes-ne-sistemin-tims-121034" }