Habit këngëtarja shqiptare, vishet lirë dhe tregon çmimet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:06 17-05-2018 Habit këngëtarja shqiptare, vishet lirë dhe tregon çmimet Morena Taraku, modele

Morena Tarakun e kemi parë vetëm më veshje të shtrenjta, por ajo sapo tregoi se di të vishet edhe lirë.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare njihet për stilin e veshjeve, për garderobën që e ëndërron çdo vajzë, me markat nga më të ndryshmet. Teksa ndodhet në Turqi për të punuar rreth projektit të ri muzikor, Morena Taraku na ka dëshmuar se stili për të është çështje zgjedhje, jo e diktuar nga trendet e fundit të modës.

Morena na ka surprizuar të gjithve me foton e fundit që ka postuar në Instagram, e cila shfaqet me një kostum në nuancë rozë dhe duket një yll.

Ka qënë faqja e njohur “What they wearin”, e cila zbulon gjithçka mbi veshjen të shumë personave të famshëm shqiptarë, nga marka deri tek cmimet e tyre. Ndaj, duke ju referuar kësaj faqeje, veshja e Morenës në total ka një kosto shumë normale, krahasuar me stilin dhe luksin që ajo shfaqet. Xhaketa kushton 39,95 euro dhe pantallonat me po të njëjtin çmim, ndërsa këpucet kushtojne 25,95 euro. Në total e gjithë veshja kushton 105,85 euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kënga e re e Butrintit, dedikim për Kiara Titon?
Ja kush e mëson Nora Istrefin të kërcejë kaq bukur! E njohim të gjithë... »
Article Logic
Execution time: 0.0044970512390137
array(1) { ["section"]=> string(63) "habit-kengetarja-shqiptare-vishet-lire-dhe-tregon-cmimet-121103" }