Habit Patozi: PD-në nuk duhet ta marrin disa demokratë të mërzitur

Publikuar tek: barometri, më 08:41 14-09-2018 Habit Patozi: PD-në nuk duhet ta marrin disa demokratë të mërzitur

I ftuar në emisionin “Top Talk” ish-deputeti Astrit Patozi ka folur për nismën më të fundit të Partisë Demokratike, vettingun në politikë.

Ndër të tjera Patozi komentoi edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Sipas ish-deputetit demokrat tashmë zgjidhja nuk gjendet më te PD por te shoqëria shqiptare.

Ndërkohë shton se PD nuk duhet të bjerë në dorë të disa demokratëve të mërzitur.

"Nuk ka kuptim që disa demokratë të mërzitur me Lulzim Bashën të marrin tashmë PD-në.

Megjithatë, unë zgjidhjen e kërkoj nga shoqëria shqiptare, nga njerëzit që ndihen të djathtë, të mashtruar nga të dyja kampet politike, si nga qeveria, ashtu dhe nga opozita zyrtare, të cilët janë të detyruar të ndërmarrin një reagim, një lëvizje politike që mund ta shkundë sistemin.

Unë tek ata e pres dhe jo te Partia Demokratike”, tha Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034530878067017
array(1) { ["section"]=> string(72) "habit-patozi-pd-ne-nuk-duhet-ta-marrin-disa-demokrate-te-merzitur-134262" }