Habit Rama, i bën ftesë Bashës: Lulzim Basha, bashkë ne do të komunikojmë në rrugë të tjera

Publikuar tek: politike, më 14:55 30-11-2017 Habit Rama, i bën ftesë Bashës: Lulzim Basha, bashkë ne do të komunikojmë në rrugë të tjera

Seanca e sotme në Kuvend ka vazhduar me replika të forta midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij në fund kryeministri Rama i ka thënë Bashës të mos dali më të flasë për sot pasi në këtë mënyrë i bën nder Partisë Demokratike.

Dhe pas kësaj ka shtuar se të dy ata do të komunikojnë në rrugë të tjera dhe se ai do ta ndihmojë kryetarin e opozitës që të dali nga kjo rrugë tragjike.

“Lulzim Basha, bashkë do të komunikojmë në rrugë të tjera, dhe do të ndihmoj të dalësh nga kjo situatë tragjike, mos dil më bëji këtë nder Partisë Demokratike.”

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT RAMA

 “Në fakt nuk është për ti thënë asgjë , se të kujton atë vargun e “Si tja bëj tja them prapë shoqes Bule që po llap” se sido që tja thuash shoqja Bule prapë po llap.

 Por unë nuk thashë që jam orator i mirë, jam nxënës që dua të mësoj në shkollën e faikut dhe imzot nolit. Nëse ndonjëherë nëpër dhëmbë më ka dalë dhe ndonjë fjalë aty me vte dhe kamerat e kanë lexuar dhe e kanë nxjerrë në ballën e kazanit, kjo është për tu parë pse ka më ka dalë nga shpirti por jo se kam dashur tju bëj ju keq. Ka kompleksin e humbësit thotë ky që vetëm fiton, edhe të kujton atë që thoshte kam një tren cuf cuf shkoj përpara hajdeni mbrapa. Ti cuf cuf me trenin në dorë, dhe më thua mua keni kompleksin e humbësit.

Vangjeli erdhe, paska ardhur dhe Zoti Vangjeli.

Nuk kam më asgjë për të thënë, thjesht më vjen mirë që të gjithë e panë që shifrat e shkrehura nga dritaret e trenit cuf cuf që ska shina është loja e artistit të madh, e keni artist shumë sinqërisht, ta mbani dhe ta kemi ta gëzojmë dhe mos hajdeni të më kërkoni mua llogari pse këtu ka hilaritet. Unë dola fola për amendamentet e PD. E mori fjalën 3 herë kryetari i PD, dëgjuat ndonjë amendament, respekt por me keqardhje refuzim.

Dhe pastaj e kam unë fajin.

Edhe diçka tjetër duhet nënvizuar, nuk e kemi ditur cka bërë ky në tiranë ato 4 vjet, projekte pa fund, punë pa fund, ka mbyllur gropën e hajdinit, pse e mbylli që aty mos pastroheshin para.

Lulzim Basha, bashkë do të komunikojmë në rrugë të tjera, dhe do të ndihmoj të dalësh nga kjo situatë tragjike, mos dil më bëji këtë nder Partisë Demokratike”, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij. 

Më shumë në këtë kategori: « Basha maratonë replikash me Ramën: Ja çfarë të ka shtyrë të hysh në marrëdhënie me krimin, thonë disa miqtë e tu...
Rama i tha lodër, Basha i kundërpërgjigjet: Përsheshi i batutave tregon... »
Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873
array(1) { ["section"]=> string(95) "habit-rama-i-ben-ftese-bashes-lulzim-basha-bashke-ne-do-te-komunikojme-ne-rruge-te-tjera-101370" }