Habiten brazilianët: Mbi kokën e Papës qëndroi Shpirti i Shenjtë, një pëllumb i shndritshëm

Publikuar tek: bota, më 19:01 16-07-2015 Habiten brazilianët: Mbi kokën e Papës qëndroi Shpirti i Shenjtë, një pëllumb i shndritshëm

Mediat braziliane janë tejmbushur me një lajm supersticioz gjatë vizitës së Papa Françeskut në Paraguaj.

Në një fotografi të shkrepur gjatë vizitës së Atit të Shenjtë, duket ajo që shumë njerëz besojnë se është një rreze e shndritshme nga Parajsa që e ka prekur Papën në kokë, dhe në fund të saj ngjan me një pëllumb.

Vizita e Papës në Paraguaj ishte një event historik. Ai u takua me shumë përfaqësues fetarë dhe shtetëror. Qindra mijëra njerëz kishin mbushur sheshet e Paraguajit gjatë vizitës së tij. Por një fotografi amatore ku dallohet diçka “supernatyrale” ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02006983757019
array(1) { ["section"]=> string(95) "habiten-brazilianet-mbi-koken-e-papes-qendroi-shpirti-i-shenjte-nje-pellumb-i-shndritshem-16354" }