Hafizi kërkesë Komisionit të Garancive: Shpalleni të pavlefshëm referendumin

Publikuar tek: politike, më 11:37 25-03-2016 Hafizi kërkesë Komisionit të Garancive: Shpalleni të pavlefshëm referendumin

Mimoza Hafizi, deputetja socialiste që ka kërkuar vazhdimisht zgjedhje për kryetar në Partinë Socialiste i ka bërë sot një kërkesë Komisionit të Garancive Statutore, me qëllim që ky komision të shpallë të pavlefshëm referendumin e datës 9 prill.

Sipas deputetes vendimet e kongresit janë shkelur, duke nxjerrë të pavlefshëm referendumin.

Sipas saj, statuti qartëson mënyrën si vendoset për të bërë një referendum.

 “Referuar rendit të ditës të propozuar për thirrjen e këtij Kongresi të PS, në këtë rend dite nuk ishte përfshirë zhvillimi i ndonjë referendum në PS, për shkak se nuk kishte patur ndonjë iniciative statutore për zhvillimin e ndonjë referendumi të tillë. Kërkoj: Deklarimin si absolutisht të pavlefshëm të çdo vendimi që në formë dhe në përmbajtje nuk përputhet me vendimin që miratoi Kongresit i PS, për zhvillimin e referendumit’’, thotë Hafizi në letrën e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj jep lajmin: Mbi 4 milion dollarë për një lagjie të Tiranës. Ndryshime në sheshin “Skënderbej”
Agron Duka largohet nga PR, zgjidhet kreu i PAA »
Article Logic
Execution time: 0.02462911605835
array(1) { ["section"]=> string(81) "hafizi-kerkese-komisionit-te-garancive-shpalleni-te-pavlefshem-referendumin-35979" }