Hafizi kërkon informacion për kërcënimin e akademikëve: Nëse vërtetohet, krimi s’ka qenë kaq afër universiteteve

Publikuar tek: politike, më 14:01 18-04-2016 Hafizi kërkon informacion për kërcënimin e akademikëve: Nëse vërtetohet, krimi s’ka qenë kaq afër universiteteve

Deputetja Mimoza Hafizi, e cila kohët e fundit ka qenë kundër nismave të Edi Ramës në Partinë Socialiste, lidhur me faktin që nuk ka kryer zgjedhjet për kryetar të PS-së dhe që zhvilloi një referendum që për të qe një farsë, ka reaguar sot për lajmin e kërcënimit të akademikëve.

“Nëse vërtetohet, krimi s’ka qenë kaq afër universiteteve’’, tha Hafizi.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e arsimit në Shqipëri, që banditizmi të afrohet kaq shumë me universitetin. Nëse ngjarja është e vërtetë, atëherë është e rëndë.

Unë kërkova informacion për lajmin e kërcënimit të akademikëve. Na u tha se qeveria ka marrëdhënie të mirë me kandidatët dhe se prokuroria po heton. Kërkova të di se çfarë po ndodh në qeveri për të garantuar zgjedhje të lira në universitete. Përgjigjja qe se qeveria dhe MAS ka marrë të gjitha masat për një ecuri normale të procesit të zgjedhjeve në universitet dhe për të garantuar autonominë e tyre”, tha më tej deputetja e Shkodrës.

Së fundmi është publikuar lajmi se Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës dhe Mynyr Koni, kandidat për rektor janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Si e ngriti Shullazi perandorinë e krimit me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin’’
Rama lë gjurmën e tij mbi tubin gjigand. Kryeministri publikon ç’vizatoi (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533
array(1) { ["section"]=> string(116) "hafizi-kerkon-informacion-per-kercenimin-e-akademikeve-nese-vertetohet-krimi-s-ka-qene-kaq-afer-universiteteve-37983" }