Hafizi si Blushi: Referendumi është një farsë! Përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit

Publikuar tek: politike, më 10:12 08-04-2016 Hafizi si Blushi: Referendumi është një farsë! Përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit

Deputetja socialiste e Shkodrës, Mimoza Hafizi njësoj si deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar sot se referendumi i PS-së  është një farsë!

‘’Përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit’’, ka deklaruar Hafizi.

Hafizi ka bërë thirrje për bojkot të referendumit, të cilin e shpreson fort.

“E kisha për referendumin. Unë dua të them që ky referendum nuk ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të socialistëve shqiptarëve, as me paga më të larta, as më tepër demokraci në PS, ky është një përpjekje e pashpresë për të legazuar mandatin 7- vjeçar të kryetarit të PS.

Produkt i shkeljeve të panumërta të Kodit Zgjedhor, Pa asnjë fushatë dhe shpjegim ndaj anëtarëve të PS. Ka diferencë mes numrit në lista dhe deklarimeve. Dëshiroj t'u them gjithë socialistëve mos u ëni pjesë e kësaj farse. Vigjiloni.

Iki që sot në Shkodër dhe do vlerësoj të gjitha shkeljet që në dijeninë time janë të panumërta.

Një shkelje e parë krejt flagrante është diferenca mes atyre që ka deklaruar PS dhe atyre në lista. Numri i votuesve nuk mund të jetë më pak se 90%, ka të paktën një diferencë prej 10%.

Mospjesmarrja në referendum do të jetë shprehja e shpirtit të lirë të çdo socialisti, të cilën unë e shpresoj.”, tha Hafizi para gazetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064570903778076
array(1) { ["section"]=> string(121) "hafizi-si-blushi-referendumi-eshte-nje-farse-perpjekje-e-pashprese-per-te-legalizuar-mandatin-7-vjecar-te-kryetarit-37140" }