Hahn takohet me Nishanin: Nuk diskutojmë afatet për hapjen e negociatave

Publikuar tek: politike, më 18:24 24-03-2015 Hahn takohet me Nishanin: Nuk diskutojmë afatet për hapjen e negociatave Presidenti Nishani me komisionerin Hahn

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane, Johannes Hahn ka thënë sot Presidentit Bujar Nishani, gjatë pritjes zyrtare në Presidencë, se nuk e sheh me vend diskutimin e afateve kohore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sepse standardet janë të panegociueshme.

Presidenti Nishani nga ana e tij theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve evropiane, si një detyrim në radhë të parë e mbi të gjitha ndaj qytetarëve shqiptarë, e jo duke i konsideruar ato një formalitet evropian. Nishani u shpreh se kryefjala e këtij procesi mbetet reforma e gjithanshme dhe e mbështetur në vullnet të fortë e të palëkundur politik për zbatimin e saj në frymën evropiane.

Lidhur me reformën në drejtësi, Hahn tha se respekti i ndërsjellë i aktorëve të përfshirë është shumë i rëndësishëm dhe, edhe pse konsensusi nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, respekti ndaj Kushtetutës dhe pronësia e procesit të reformave janë domosdoshmëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Meta-Hahn: Opozitës i janë garantuar të gjitha të drejtat
Berisha: Integrimin nuk e pengon BE-ja, por muri i krimit Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.004148006439209
array(1) { ["section"]=> string(76) "hahn-takohet-me-nishanin-nuk-diskutojme-afatet-per-hapjen-e-negociatave-6839" }