Hajdutët online “godasin” sërish, lajmi ekskluziv i newsbomb.al VIDHET nga portalet “prestigjoze”

Publikuar tek: aktualitet, më 23:33 27-07-2017 Hajdutët online “godasin” sërish, lajmi ekskluziv i newsbomb.al VIDHET nga portalet “prestigjoze”

Autorësia dhe cënimi saj, është një nga problemet më të mëdha që ka sot media shqiptare, e theksuar më shumë në ato online.

Për portale të reja, që ende nuk e kanë krijuar markën e tyre në tregun mediatik shqiptar, sifda është edhe më e vështirë, për shkak të vështirësive të shumta dhe nganjëherë padrejtësive që u bëhen.

Për një të tillë, ja vlen që të flitet sot, pasi është një nga ato padrejtësi, ose ta quajmë më mirë në emër, “vjedhje”, që nuk ndodh shpesh.

Besoj se po të përmend “Balkanweb” apo “Gazeta Panorama Online”, të gjithë ju (edhe unë në fakt deri para pak kohe) do të mendoni se janë ndër mediat më të rëndësishme dhe më të mëdha në vend. Por më vjen keq që ju “zhgënjej”, janë thjesht dy “web-site” të hapura herët, që kanë prefeksionuar metodën, “copy paste”.

E di, është pak e vështirë për t’u besuar, por faktet “për fat të keq”, më japin të drejtë për këtë gjë.

Për të qenë më i qartë, për të gjithë lexuesit tanë, po flas për një lajm të botuar në portalin tonë me titull EKSKLUZIVE/ Lista e bujshme, zbulohen emrat e zyrtarëve të lartë që Rama i shkarkoi “live”: Ikni të gjithë tani”, i cili është vjedhur pa citim nga ato që i quajmë “portale prestigjoze”.

Takimi i kreyministrit, Edi Rama në kryeministri me të gjithë drejtorët e ZRPP-ve, ku u kërkoi që të jepnin dorëheqjen e menjëhershme, ishte lajmi i ditës dhe jo vetëm në fakt. Por ky “big news”, nuk ishte i plotë pasi nuk diheshin emrat e atyre që do jepnin dorëheqjen. Nisur nga ky fakt, redaksia e newsbomb.al, u angazhua me të gjitha forcat e stafit të saj që të bënte të mundur gjetjen e kësaj liste, kaq shumë të “lakmuar”.

Dhe pas një përpjekje dhe stërmundimi, pas tre orësh arritëm që ta kishim këtë listë. Ai momenti kur një “lajm të madh” e ke vetëm ti, për një gazetar është si për një mjek gjinekolog që ka një fëmijë të sapolindur në duart e tij.  Dhe kur e ke përfunduar dhe e ke botuar me krenari pret që të paktën të shijosh frytet e kësaj pune, që në një farë forme është “shpërblimi” i gazetarit. Por jo, sepse "hajduti" është aty, gati për të të shkatërruar gjithçka. Kjo gjë, që unë në mënyrë figurative e shpjegova pak më lart, ndodhi sot me gazetarët e newsbomb.al, kur panë që “Balkanweb.com” dhe “Panorama.com.al”, kishin marrë lajmin dhe me mungesën më të thellë të profesionalizmit,  pohojnë se kjo është një punë  e tyre, (sigurisht është pak më e lehtë sesa t’u thuash lexuesve, kam vjedhur punën e një tjetër kolegu).

Duhet përmendur se që kjo gjë e sotme është vetëm një përsëritje e asaj ç'ka këto dy portale kanë bërë disa herë me newsbomb.al

E vetmja gjë që mund të na shpëtonte nga kjo “hajdutëri” e pastër që bëhet ditën për diell, është ligji, por derisa ai të vijë dhe të zbatohet, ajo që na mbetet për të thënë të paktën mos na quani më “portal i vogël”, përderisa ju “portalet e mëdhenj” i merrni lajmet tek ne. /Stafi i newsbomb.al

Si prova të të gjithë denoncimit, po jo paraqesim këto “screen shoot”, të portaleve të sipër përmendura.

Në newsbomb.al

Screenshot_17.jpg

Në Balkanweb:

Screenshot_18_copy.jpg

Në Gazeta Panorama Online:

Screenshot_23.jpg

 

Më shumë në këtë kategori: « Shthurrje masive e turistëve anglezë në ishullin e Korfuzit (Foto)
Aksident tragjik në Prishtinë, tre të vdekur dhe një i plagosur rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.043828010559082
array(1) { ["section"]=> string(98) "hajdutet-online-godasin-serish-lajmi-ekskluziv-i-newsbomb-al-vidhet-nga-portalet-prestigjoze-87575" }