Haki Çako flet për masakrën e Elbasanit: Nuk ka një grup kriminal me “uniformë policie”

Publikuar tek: politike, më 21:36 08-02-2016 Haki Çako flet për masakrën e Elbasanit: Nuk ka një grup kriminal me “uniformë policie”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë një interviste për “Tonight” në Ora News, ka shpjeguar motivet e lëvizjeve të shumta të policisë ditën e sotme që sipas tij janë bërë në interes të përmirësimit të punës dhe rritjes së cilësisë.

Megjithëse Çako nuk ka zbuluar shumë detaje nga ngjarja e Elbasanit me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur, ai tha se shumë shpejt do të arrihet në një konkludim. Çako mohoi të ketë një bandë me uniforma policie që ka lidhje me ngjarjet kriminale duke thënë se modivet kanë qenë të ndryshme, ndërsa me termin uniforma policie po abuzohet.

Të gjitha lëvizjet janë bërë në interes të përmirësimit të punës por edhe rritjes së impulsive për të përballuar me sukses të gjitha sfidat e policisë kryesish në aspektin e hetimit.Ka element që vijnë përpos ndrshimeve për ata që duhet të sjellin një rritëm më të lartë.

Preformanca e policisë në vitet e fundit ka ndrshuar totalisht, kjo edhe për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Ministira e Brendshme. Rezultatet e suksesshme janë kaq të dukshme por edhe sfidat kanë qenë kaq të mëdha deri me humbje jetësh të efektivëve të policisë.

Nuk është e vërtetë që situata është përkeqësuar. Ngjarje ka pasur gjatë gjithë peruidhave dhe policia ka qenë e gatshme në të gjitha rastet. Sot policia nuk fsheh asnjë vepër penale që i adresohet qytetarëve.

Kjo nuk është meritë është detyrim?

Sigurish që po. Është detyrim.

A mund të ndani me teleshikuesit ndonjë operacion delikat që ka kaluar policia. Po dështime a ka pasur?

Operacionet policore kanë qenë transmetuar në kohë rekord nga të gjitha mediat. Kemi realizuar një sërë operacionesh të rëndësishme. Të Lazaratit, Dukagjinit, Xibrakës por edhe ato të oranizuara në bashkëpunim me institucionet e tjera në luftën ndaj paligjshëmrisë.

Ne kemi për detyrë që të maksimalizojmë të gjitha masat tona por edhe punonjësit të jenë maksimalisht të angazhuar për të zbuluar të gjitha ngjarjet edhe ato pa autor.

I ka kapacitetet policia e shtetit për t’i përballuar këto aksione?

Vitet e funsit është shtuar numri i punonjësve të policisë, i cili duhet të përkojë me intensitetine veprave penale, numrin e popullsisë dhe sipërfaqen gjeografike.

Megjithatë kjo rritje e eficencës a mund të thuhet se ka ardhur paralelish me numrin e personave që merren me krim ne vënd?

Personat që merren me krim janë të identifikuar përgjithësisht. Ne shpesh hasim persona që i janë nënshturar arresteve apo gjithë hetimit, por për arsye që dihen që lidhen me drejtësinë këta ridalin dhe aktiviteti i tyre riaktivizohet.

A duhet policia t’i mbajë nën kontroll?

Policia bën maksimumin për t’i mbajtur nën kontroll këta persona.

Masakra e Elbasanit, përse ishin të lirë nëse kishin një armiqësi të tillë?

Së pari duhet të theme se për këtë ngjarje vazhdojnë hetimet. Subjektet mbartin me veten një konflikt të vjetër. Versionet kryesore janë kryesisht drejt hakmarrjes. Për më shumë nuk mund të jap koment për këtë. Por shumë shpejt do të dalim në një konkluzion.

Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve

ka shumë element mbi bazën e të cilëve e kemi ngritur pistën tonë. Por ato aktualisht janë pjesë e hetimit.

Ka pamje filmike?

Ka pamje të pjesshme por edhe kjo është çështje që rezervoher.

Nuk është e vërtetë që autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie, autorët kanë veshur uniforma në formën e kamuflazheve. Është përdorur shpesh shprehja se autorët përdorin uniforma policie. Për të qenë korrekt uniforma e policisë ka grada ka simbole që identifikojnë atë. Në të gjitha dyqanet ka veshje që kanë kamuflazhe apo veshje gjuetie që e bejne te duket si uniformë policie.

Në rastin e Elbasanit a kanë thirrur autorët policia përpara se të shtinin?

Ka disa informacione por nuk mund të konfimohet.

A ka vërtet një bandë që kamuflohet në këto uniforma poicie?

Fjala bandë është një legjendë urbane. Në disa ngjarje është përdorur shprehja e uniformave por nga investigimi i kamerave ka nxjerrë që nuk është e vërtetë.

A kanë ndonjë lidhje këto ngjarje?

Jo, nuk është e vërtetë. Shumë ngjarje kanë motive të ndryshme dhe nuk mund të themi që arrijmë në një konkluzion se kanë lidhje. Janë persona të ndryshem në krime të ndryshme.

Rasti i Elbasanit, autorët janë të lirë a ishte e vështirë të arrestoheshin?

Mendohet që në këtë krim të kenë marrë pjesë 4 persona dhe tre kanë dalë nga automjeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fleckenstein: Gara Rama-Blushi, i takon Kongresit të vendosë
“Edi Rama vetëm pamjen ka të frikshme, ndërsa brenda tij fle një fëmijë” »
Article Logic
Execution time: 0.039809942245483
array(1) { ["section"]=> string(90) "haki-cako-flet-per-masakren-e-elbasanit-nuk-ka-nje-grup-kriminal-me-uniforme-policie-32077" }