Halilaj vs Flamur Noka për shpifje, gjykata e Lartë do e shqyrtojë në 17 shtator

Publikuar tek: politike, më 11:22 04-09-2015 Halilaj vs Flamur Noka për shpifje, gjykata e Lartë do e shqyrtojë në 17 shtator

Hasan Halilaj, ish kandidati i të majtës për bashkinë e Kukësit, duket se nuk do ta lërë të qetë deputetin e PD, Flamur Noka pas pretendimeve të ish ministrit para zgjedhjeve se Halilaj donte të dyfishonte pasurinë.

Newsbomb.al mësoi sot se gjykata e lartë ka vendosur datën 17 shtator për të gjykuar pretendimet e ish kandidatit të majtë të Kukësit, Halilaj, kundër ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka.

Para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Noka deklaroi publikisht se Hasan Halilaj dispononte një bankë. “Ai bëri shpifje ndaj meje dhe familjes sime. Shumë shpejt do të bëj edhe kallzim penal ndaj Nokës. Ai më akuzoi se kam bankë si dhe për dyfishim milionash. Akuzat për nepotizëm familjar janë shpifje” deklaroi atëkohë Hasan Halilaj.

Meqënëse Flamur Noka është deputet, akuza për shpifje kaloi në gjykatën e Lartë. Dhe gjykata ka vendosur që pretendimet e palëve ti dëgjojë në 17 shtator.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: Faktet lidhin Metën me skandalin, Prokuroria të hetojë
Kryetari i PD Osman Stafa padit kryebashkiakun Vangjush Dako, video alarmante »
Article Logic
Execution time: 0.027848958969116
array(1) { ["section"]=> string(85) "halilaj-vs-flamur-noka-per-shpifje-gjykata-e-larte-do-e-shqyrtoje-ne-17-shtator-19952" }