Halili i Tiranës mesazh tifozëve bardheblu: Duhet mbështetje, do tia dalim

Publikuar tek: sport, më 19:55 22-03-2015 Halili i Tiranës mesazh tifozëve bardheblu: Duhet mbështetje, do tia dalim Presidenti i Tiranes Refik Halili mesazh per tifozet

Menjëherë pas ndeshjes me Apoloninë e Fierit, presidenti i Tiranës Refik Halili ka dhënë një mesazh për gjithë tifozët bardheblu. 

“Duke parë rezultatet e javëve të fundit, gjej rastin të ndaj diçka me të gjithë tifozët bardheblu. Eshtë moment të qëndrojmë të bashkuar, ruajmë qetësinë dhe entuziazmin e nevojshëm që do të na drejtojë në rrugën drejt objektivave sezonalë. Një vit më parë ia dolëm bashkë dhe këtë vit, unë besoj shumë që sërish bashkë do tia dalim. Tensioni nuk na shërben, përkundrazi, na dëmton. Rasti Ndikumana sot në fund të takimit është një keqkuptim që duhet lënë pas. Futbollisti ka reflektuar pas ndeshjes, ka kërkuar ndjesë publikisht e megjithatë, për të ruajtur të pacënuar seriozitetin e KF Tiranës, ndaj lojtarit do të ketë penalitet. Skuadra ka nevojë për mbështetje. Çdo ndeshje duhet ta vlerësojmë të gjithë dhe duke qëndruar pranë njëri tjetrit të kërkojmë maksimumin. Vetëm në këtë mënyrë do ia dalim” shkruan Halili.

Në fund të ndeshjes Ndikumana nuk ka shkuar të festojë me tifozët. Kjo është keqkuptuar nga tifozët bardheblu që kanë kërkuar nga Presidenti Halili penalizimin e tij. Por Ndikumana ka shkruar pas ndeshjes një status në facebook. “I zhgënjyer që nuk shënova sot, por i gëzuar për tre pikët. I kërkoj falje Fanatics që nuk festova me ju pas ndeshjes. Shpresoj të më kuptoni” shkruan ai. 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot “El Clasico”, do të ndiqet nga mbi 500 milionë shikues
Barcelona mposht Realin në “El Clasico” »
Article Logic
Execution time: 0.027608156204224
array(1) { ["section"]=> string(77) "halili-i-tiranes-mesazh-tifozeve-bardheblu-duhet-mbeshtetje-do-tia-dalim-6653" }