Halili mohon emrin e Ilir Dajës: Është ende herët për trajnerin e ri

Publikuar tek: sport, më 21:14 20-10-2015 Halili mohon emrin e Ilir Dajës: Është ende herët për trajnerin e ri

Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili ka mohuar lajmin e publikuar në disa media sportive, se Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i rekordmenëve të Superligës shqiptare.

Gjatë një prononcimi për Newsbomb.al, Halili ka theksuar se ekipi është i përqendruar në ndeshjen e radhës dhe se është ende herët për të folur për një trajner të ri.

“Nuk është absolutisht e vërtetë se Daja do të jetë në pankinën e Tiranës. Të gjitha mediat që publikojnë lajme të tilla i kanë informacionet e gabuara. Do të shkojmë në Krujë për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me dy trajnerët Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozdenovic. Jam i sigurt se ekipi do të tregojë më të mirën e tij. Është ende shumë shpejt për të folur për një trajner të ri. Do të vazhdojmë punën me stafin që kemi, të cilët i njohin shumë mirë futbollistët dhe lojën tonë”, tha Halili për newsbomb.al.

Pas barazimit 1-1 me Flamurtarin fundjavën e kaluar, Tirana shkarkoi nga drejtimi i skuadrës trajnerin Shkëlqim Muça. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Loro Boriçi” do të inagurohet nga Maradona?
De Biasi poston foto me Dukën dhe e quan veten “mbret të Shqipërisë” »
Article Logic
Execution time: 0.16895699501038
array(1) { ["section"]=> string(73) "halili-mohon-emrin-e-ilir-dajes-eshte-ende-heret-per-trajnerin-e-ri-23588" }