Halim Kosova dhuron gjak në kohë fushate: Të më informojnë kush e mori gjakun tim

Publikuar tek: politike, më 10:52 08-05-2015 Halim Kosova dhuron gjak në kohë fushate: Të më informojnë kush e mori gjakun tim

Ditën e sotme, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër Talasemisë,  kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Tiranë Halim Kosova dhuroi gjak për herë të parë.

Këtë ai e ka bërë nga sheshi “Nënë Tereza “ dhe në një deklaratë për mediat Kosova ka theksuar se jeta e  fëmijëve talasemikë duhet të sigurohet nga ofrimi i shërbimit të duhur shëndetësor e se dhurimi i gjakut nuk duhet të kthehet në një problem për ato që e marrin, pët të mos transmetuar kështu sëmundje me pasoja të rënda.

“Të më informojnë se kush e ka marrë gjakun tim, se mos e merr konkurrenca”, kjo ka qënë dhe  porosia që Kosova la.  Në përfundim të fjalës së tij ai theksoi se duhen shumë sakrifica dhe puna me qytetarin duhet të jetë pa asnjë lloj diferencimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 8 deputetë të rinj betohen në Kuvend, morën mandatet e kandidatëve për bashki
Basha i gëzohet fitores së Cameron: Politikat e djathta janë rruga e daljes nga kriza »
Article Logic
Execution time: 0.046057939529419
array(1) { ["section"]=> string(86) "halim-kosova-dhuron-gjak-ne-kohe-fushate-te-me-informojne-kush-e-mori-gjakun-tim-10636" }