Halim Kosova i emocionuar me bashkëshorten për “Arturo Ui”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:46 27-04-2015 Halim Kosova i emocionuar me bashkëshorten për “Arturo Ui”

Kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova ka përjetuar emocione të veçanta në krah të bashkëshortes së tij teksa ka parë vënien në skenë të veprës “Arturo Ui” në Teatrin e Metropolit.

Ai ka mbajtur rradhën bashkë me qytetarët e tjerë dashamirës të teatrit për të marrë biletën e tij dhe të bashkëshortes,  e për ta parë veprën nga rreshti i parë i skenës. Çifti nuk ka nguruar të buzëqeshë para syve të aparateve e dritave të prozhektorëve të cilët kanë qenë të fokusuar tek ata, nisur edhe nga fakti që Kosova është kandidati për Tiranën por edhe nga fakti që shoqërohej nga bashkëshortja me të cilën siç ka deklaruar vetë Kosova disa ditë më parë “kuptohen direkt me sy”.

“Emocion i veçantë të ndjekësh "Arturo Ui" në Teatrin e Metropolit. Duket sikur Bertold Breht e ka shkruar pikërisht për ditët e sotme. Mesazhi i kësaj vepre të madhe na bën të reflektojmë dhe reagojmë. Lojë e shkëlqyer e aktorëve”, ka shkruar Kosova pas shfaqjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021515846252441
array(1) { ["section"]=> string(61) "halim-kosova-i-emocionuar-me-bashkeshorten-per-arturo-ui-9774" }