APPD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Kandidatët e dyshes Rama-Meta me shkollën e krimit, vegël e oligarkëve

Publikuar tek: politike, më 20:08 19-06-2015 APPD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Kandidatët e dyshes Rama-Meta me shkollën e krimit, vegël e oligarkëve

Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka zhvilluar sot në sheshin “Nënë Tereza” fushatën përmbyllëse për kandidatin e djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. Gjatë fjalës së tij, Kosova ka falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Kosova tha se Bashkia e Tiranës do të jetë model i transparencës. Kandidati i djathtë ka përsëritur premtimet e tij për më shumë gjelbërim në kryeqytet si dhe ujë të pijshëm për 24 orë.

“Kam qenë dhe jam i bindur se të shkosh derë më derë dhe të dëgjosh hallet është gjëja e duhur. Ju deklaroj nga ky podium se Bashkia e Tiranës do të jetë Bashkia me transparencën më të madhe. Çdo fond do të bëhet transparent.

Mos harroni premtimi që Tirana për të pamundurën e deritanishme, do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Këto nuk janë vetëm projekte. Kjo është punë, punë dhe jo fjalë”, tha Kosova.

“Të gjithë së bashku më shumë se kurrë kemi nevojë që Tirana të qeveriset me përgjegjshmëri dhe dinjitet. Nuk jam politikan kariere, kam filluar të shoh më larg se ata. Vota për Halim Kosovën në 21 qershor nuk është një fitore për mua dhe Partinë Demokratike, por një fitore që do t’i përkasë të gjithë vrezave në 4 vitet e ardhshme”, tha kandidati i Partisë Demokratike, Halim Kosova.

“Si kryetar Bashkie do ju përkas ju dhe vetëm ju”, u shpreh Kosova i cili ta se kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve mund të mos bie dakort edhe me kreun e partisë së tij.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij ka sulmuar sërish kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta si dhe kandidatët e ASHE-së, duke thënë se ata i kanë sytë jo te hallet e njerëzve port e xhepat e tyre.

“Në 21 qershor të themi të gjithë fjalën tonë. Që të mos jemi bujkrobër të oligarkisë por mbretër dhe princër të demokracisë.

Dyshja Rama-Meta nuk ju flet dhe nuk ju sheh në sy, sepse nuk mbajti asnjë nga premtimet e dhëna. Edhe sot thonin në tribunat e tyre, çna duhet papunësia, flisnin për ujërat e zeza. Le ti themi sot se ujërat e zeza janë oligarkët në qeverinë shqiptare. Por ne kemi oferten tonë. Kemi platformën tonë, për taksat më të ulëta në Ballkan. Paketën e shpëtimit për mijëra familje, që edhe sot bukën e fëmijëve të tyre e marrin me listë. A e dinë oligarkët që e shtruan sheshin me qindra milion euro tapete se çfarë do të thotë të hash bukë, djath dhe domate për një vit të tërë”, ka thënë Basha.

“A ka ardhur njeri me zor këtu sot? A keni ardhur të gjithë me dëshirë dhe shpresë? Dje ky shesh i bukur që mban emrin e të bekuarës Nënë Tereza ngjante me sheshet e largëta të diktaturës së orientit ku nëpunës gojëkyçur u detyruan të dëgjojnë për dy orë para dhunës së oligarkëve të tyre. Të dëshpëruar, të lodhur ishin ata dje, në këmbë, të vendosur, të bindur në fitore jeni ne sot. Në rrahjen e çdo zemre nëne dhe babai, në rrahjen e çdo zemre të rinisë fisnike, të bashkuar në vendosmërinë tonë që në 21 qershor këtë të dielë të themi fjalën tonë, mos jemi bujkrobër të oligarkisë, por mbretërit dhe princërit e demokracisë shqiptare", tha kreu i PD-së, Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Durrës: PD-ja nuk mundi të ndalë ndërtimin e pallateve monstra, krenoheshin me to
Ja foto e djalit që qëlloi makinën e Kryemadhit. LSI: PD të distancohet. Bumci: Jam i skandalizuar »
Article Logic
Execution time: 0.021782159805298
array(1) { ["section"]=> string(108) "halim-kosova-mbyll-fushaten-ne-tirane-do-punoj-pa-dallim-per-te-gjithe-bashke-per-nje-qytet-me-te-mire-14044" }