Halim Kosova mbyll fushatën: Paratë e Bashkisë do jenë pasuria tuaj, mirupafshim në festën e madhe

Publikuar tek: politike, më 18:20 14-06-2015 Halim Kosova mbyll fushatën: Paratë e Bashkisë do jenë pasuria tuaj, mirupafshim në festën e madhe

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka prezantuar sot projektin e tij në Njësinë nr.1 duke thënë se me ekspertët më të mirë, do t’i ofrohet zgjidhje çdo halli që kanë familjet e kryeqytetit.

“Qytetarët e Tiranës, të majtë, të djathtë dhe pa parti duan të zgjedhin në krye të Bashkisë një nga ne. Të mbrojmë interesin e qytetit ku lindëm dhe u rritëm. Ata në qeveri kanë për qëllim vetëm abuzimin në kurriz të qytetarëve, mashtrime dhe mosmbajtje të premtimeve”, tha Kosova.

“Kam një projekt konkret dhe një vizion për Tiranën. Do të ul taksat me 30% për biznesin e vogël. Projekti im për infrastukturën shkon lagje më lagje. Mos kujtoni se jam njeri i zyrave. Do të sjell ujë 24 orë në shtëpi. Unë e kam vullnetin. Do ta nus punën menjëherë pas 21 qershorit”, u shpreh kandidati i djathtë, Kosova.

Kosova dha se asrsimi është një nga prioritetet e tij, sikundër krijimi i vendeve të reja të punës. Në fund të fjalës së tij, Kosova ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Gjirokastër: Treshja Rama-Meta-Tavo kanë prioritet kërcënimet ndaj qytetarëve
Rama në Vlorë: I vuaj të gjitha hallet tuaja, në 18 muaj dhamë provën se dimë dhe do të bëjmë shtet »
Article Logic
Execution time: 0.085567951202393
array(1) { ["section"]=> string(102) "halim-kosova-mbyll-fushaten-parate-e-bashkise-do-jene-pasuria-tuaj-mirupafshim-ne-festen-e-madhe-13567" }