Halim Kosova në Ndroq: S’bëj dallime politike te banorët

Publikuar tek: politike, më 13:11 05-05-2015 Halim Kosova në Ndroq: S’bëj dallime politike te banorët Halim Kosova në Ndroq

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës u tha qytetarëve të Ndroqit se për të nuk ka rëndësi partia ku bëjnë pjesë pasi do ta bëjë punën e tij njësoj për të gjithë.

“Kurrë në jetën time nuk kam pyetur se çfarë partie bën pjesë ti që unë të bëj punën time. Absolutisht. Për mua janë gjithë qytetarët njësoj dhe vij nga një sektor siç është mjekësia, që duhet të jetë normalisht human, dhe që kurrë nuk kam bërë dallime, përkundrazi unë do të jem në krah të secilit për të bërë më të mirën për qytetarin, për këtë zonë që unë do kem në varësi”, tha  Halim Kosova.

Banorët e Ndroqit shprehën shqetësimet e tyre në takim me kandidatin Kosova duke cilësuar si më urgjente rikonstruksionet e rrugëve dhe ujin e pijshëm. Banorët thanë që janë të zhgënjyer pasi komuna e Ndroqit është qeverisur prej kohësh nga e majta dhe pushteti qendror gjithashtu është qeverisur nga e majta në dy vitet e fundit, por askush nuk vuri dorë prej 25 vitesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjush Dako dhe Grida Duma, bashkë në varrezat e dëshmorëve në Durrës
Hila sërish i pakënaqur me PS, kësaj here kundër emërimit të biznesmenit në këshillin bashkiak »
Article Logic
Execution time: 0.02842903137207
array(1) { ["section"]=> string(61) "halim-kosova-ne-ndroq-s-bej-dallime-politike-te-banoret-10412" }