Halim Kosova sulmon Erion Veliajn: I katapultuar nga partia, i sprovuar për konflikte politike dhe jo për punë

Publikuar tek: politike, më 09:26 13-06-2015 Halim Kosova sulmon Erion Veliajn: I katapultuar nga partia, i sprovuar për konflikte politike dhe jo për punë Halim Kosova dhe Erion Veliaj duke shtrënguar duart

Ashpërson retorikën politike kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. Ai sulmoi sot ashpër kandidatin e majtë Erion Veliaj, duke i vënë disa etiketime si ‘’I katapultuar nga partia’’, ‘’I parafabrikuar nga partia’’,  si dhe ‘’ I sprovuar në debate dhe konflikte politike por jo për punë’’.  

Kosova ka dhënë kontrastin që ai mendon se ekziston mes tij dhe Veliajt nga Bërzhita, edhe pse ai nuk e përmendi në asnjë rast emrin e tij. Por Veliaj është i vetmi rival i fortë i Kosovës, që vjen nga një parti. Gjergj Bojaxhi është i pavarur, ndërkohë që edhe tre kandidatë të tjerë partish për Tiranën si Arben Tafaj, Sazan Guri dhe Dhimitër Muslia nuk janë sulmuar ndonjëherë nga Kosova.

Kosova e ka patur slogan të vetin shprehjen se nuk është një politikan tipik, i stërvitur për debate, por vetëm për punë. Kujtojmë se jemi vetëm 7 ditë para mbylljes së fushatës zgjedhore që ka rrjedhur shumë e qetë dhe kandidatët sigurisht që do hedhin te votuesit mesazhet e fundit.

“Kudo ku kam shkuar kam patur besimin e njerëzve, në ndryshim me çdo njeri që katapultohet nga partia. Njerëzit besojnë ndershmërinë dhe sinqeritetin se sa hipokrizine dhe falsitetin, fakti që ju besoni te njeriu i sprovuar me punë dhe jo i sporovuar me debate dhe konflikte politike. Në krahasim me atë që vjen i parafabrikuar nga partia fakte që po vërtetohen çdo ditë më ka bërë të vë emrin tim në tavolinë. Pune dhe dinjitet është një logo që më përfaqëson shumë mua, veshje që më rri fiks. Unë kam një sekret: bashkëpunimi me qytetarin, do hyj shtëpi më shtëpi. Kam 20 ekspertët më të mirë që i kemi seleksionuar që së bashku me ta ne të ofrojmë zgjidhjet më të mira”, tha Kosova.

Ditë më parë Kosova dhe Veliaj kanë shtrënguar duart, por koha nuk premton kur vjen puna për garën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbron Ajola Xoxën: Sulmet, faqja e zezë e një partie që po ha përditë vetveten
Reagon LSI pas ndjekjes penale të Fiqiri Ismailit, Rama: Në Vorë blerje votash edhe gjatë kësaj jave, kallëzim për noterin Shaban Gjoka »
Article Logic
Execution time: 0.015867948532104
array(1) { ["section"]=> string(114) "halim-kosova-sulmon-erion-veliajn-i-katapultuar-nga-partia-i-sprovuar-per-konflikte-politike-dhe-jo-per-pune-13450" }