Halimi e Ristani-Metës: Largohu nga Këshilli. Meta: Largohuni ju po deshët

Publikuar tek: politike, më 12:08 31-03-2015 Halimi e Ristani-Metës: Largohu nga Këshilli. Meta: Largohuni ju po deshët Kryetari Meta në Mbledhjen e Këshillit

Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren ka nisur me debate të ashpra mes përfaqësuesve të PD dhe kryetarit Meta i cili sot mori vetë drejtimin e Këshillit. Këshilli është mbledhur për të hartuar relacionin për kërkesën e Prokurorisë që kërkon autorizimin për arrestimin e deputetit Frroku të akuzuar për një vrasje në Belgjikë. Deputetët e PD, Halimi e Ristani akuzuan kryetarin Meta se po shkelte rregulloren dhe i kërkuan të largohej nga drejtimi i Këshillit sepse sipas tyre ky është konflikt interesi.

Debati i Halimit e Ristanit me Metën

Halimi: Po nuk zbatuam ne rregulloren çfarë presim nga të tjerët? Neni 13 e përcakton këtë ( citon nenin). Të tjerat janë retorikë.

Meta: Po nuk doni të merrni pjesë kjo është çështja juaj. Propozimi i deputetit Strazimiri do firmoset dhe të premten ai do fillojë punë si anëtar i këtij këshilli

Ristani: Ne e kuptojmë që ju nuk doni ta lotësoni ekipin me pjesën që i takon opozitës në këtë Këshill se ju keni konflikt interesi në këtë seancë sepse çështja ka qenë në dijeninë tuaj që para 6 muajsh, e keni mbajtur të fshehur dhe bëtë v eprime për të devijuar hetimet duke akuzuar zotin Berisha

Meta: Nuk po kuptoj

Ristani: Ju ka akuzuar Doshi se keni porositur vrasjen e dy deputetëve, Ju jeni përpjekur të fshihni hetimet e ti devijoni te zoti Doshi. Ju keni mbajtur të fshehur kërkesën e autoriteteve beljge për të manipuluar hetimet. Për këtë ju duhet të largoheni nga kjo seancë

Meta: Unë nuk largohem, ju  po deshët largohuni. Kur unë lashe nënkryetarin, ju thatë se kisha shkelur rregulloren, tani shmangni rendin e ditës. Nuk kemi ardhur këtu për të dëgjuar 5 herë ty, fut kasetën ti tani dhe... shko jep konferencë shtypi po deshe

Halimi: Na lini të mbajmë qëndrimet tona

Meta: Shko në konferencë shtypi, jo këtu. Nuk kam asnjë konflikt interesi, nuk shkel rregullore, e vetmja rregullore që shkel eshte se ju le ju të flisni

Halimi: Zoti  Frroku në një çështje eshte dëshmitar kyç, çështje që është më e madhja në 25 vjet, derisa vazhdon hetimi për këtë çështje, ju duhet të largoheni

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlora në dilemë: Do zgjedhë Prefekten apo mjekun “puritan” Dritan Leli
Erjon Veliaj vs Blendi Klosi, ja argumentat për dy kandidatët që luftojnë për Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.017313003540039
array(1) { ["section"]=> string(76) "halimi-e-ristani-metes-largohu-nga-keshilli-meta-largohuni-ju-po-deshet-7436" }