Halimi flet nga Kuvendi për 2 sms kërcënuese: Ja çfarë ndodhi me gjyqtaren F.M në Durrës dhe mesazhi që Rama i çoi prokurorit në jug

Publikuar tek: politike, më 15:42 19-11-2015 Halimi flet nga Kuvendi për 2 sms kërcënuese: Ja çfarë ndodhi me gjyqtaren F.M në Durrës dhe mesazhi që Rama i çoi prokurorit në jug Eduard Halimi, deputet i PD

Deputeti i PD Eduard Halimi foli nga Kuvendi për dy mesazhe kërcënuese. Një sipas tij drejtuar një gjyqtareje në Durrës nga një kriminel dhe një tjetër drejtuar një prokurori në jug nga vetë kryeministri Rama. Halimi akuzoi qeverinë se po nënshtron Prokurorinë ndërsa i tregoi kështu të dyja rastet para kolegëve deputetë:

“Në adresën e gjyqtares në Durrës me inicialet F.M. erdhi në mesazh kërcënues nga një prej banditëve që artikulohen nga ambasadori. Gjyqtarja shkoi në gjykatën e Apelit të Durrësit kur ç’të shohë: personi që bëri kërcënimin ishte një nga këta banditët. Policia nuk mori asnjë masë ndaj banditit dhe shoqëroi gjyqtaren për në Tiranë. Dhe këtë ma tregoi një oficer policie. Ggjatë kësaj kohe banditi parakalonte policët duke fyer.

“Prokurori A.M. në një rreth të jugut. Pak muaj mori një mesazh nga kryeministri Rama.... Mund ta vërtetoni.

Kryeministri e dini vetë ulurimat. Pse prokurori nuk pranonte të fuste në burg qytetarin për shkak kishte lidhur energjinë pa leje.

Prokurori u mundua ti thoshte se s’kishte prova për këtë dhe pasi vazhduan akuzat prokurori mbylli telefonin. Pak minuta më vonë i telefon shefi: bëj një memo për kryeministrin për rastin në fjalë. Kjo është ajo çfarë ndodh me qytetarët kur kryeministri merr në dorë Prokurorinë”, tha Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LETRA E PLOTE/ Braho kërkon largimin e Nokës: Ka përdorur fyerje, sharje dhe ofendime
Tirana si Barcelona në disa drejtime? Veliaj takon homologen e tij në Spanjë »
Article Logic
Execution time: 0.0043158531188965
array(1) { ["section"]=> string(137) "halimi-flet-nga-kuvendi-per-2-sms-kercenuese-ja-cfare-ndodhi-me-gjyqtaren-f-m-ne-durres-dhe-mesazhi-qe-rama-i-coi-prokurorit-ne-jug-25818" }