Halimi: Këshilli për çështjen “Doshi-Frroku” të mos drejtohet nga Meta

Publikuar tek: politike, më 14:17 30-03-2015 Halimi: Këshilli për çështjen “Doshi-Frroku” të mos drejtohet nga Meta

Deputeti i PD Eduard Halimi tha që PD ka dorëzuar një kërkesë në Kuvend në të cilën kërkohet që Këshilli i Mandateve për hetimin e deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi të mos drejtohet nga Ilir Meta.

Tre deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit i kanë dërguar sot një letër Kuvendit, duke  kërkuar që ky këshill ditën e nesërme të mos kryesohet nga Ilir Meta.

“Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmimtar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta”, tha Halimi.

Sipas tij është e pamundur që Ilir Meta të jetë drejtor i Këshillit pasi mbi të janë hedhur akuzat për porositjen e vrasjes së dy deputetëve të parlamentit Mark Frroku dhe Tom Doshi.

“Shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Meten, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave. Çdo devijim nga standartet e ndjekura deri tani gjatë këtyre 10 viteve, përfshi dhe seancat e javës së kaluar në këtë këshill, do të kompromentonte rëndë veprimtarinë parlamentare në përgjithësi dhe atë të këshillit të rregullores, mandateve dhe imuniteteve në veçanti. Po ashtu, grupi parlamantar i PD ka kërkuar plotësimin e vendit vakant të opozitës në këtë këshill, në mënyrë që përbërja ditën e nesërme të jetë e plotë, siç kërkohet ekzaktesisht nga neni 13 i Rregullores së Kuvendit, në numra të barabartë deputetesh, të mazhorances po aq dhe të opozitës”, ka deklaruar Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU, Idrizi: Do të dalim me 61 kandidatë të përbashkët, mbështetje për reformat
Zgjedhjet vendore/ PD mbledh të mërkurën aleatët e saj »
Article Logic
Execution time: 0.026097059249878
array(1) { ["section"]=> string(72) "halimi-keshilli-per-ceshtjen-doshi-frroku-te-mos-drejtohet-nga-meta-7359" }