Halimi: Në kuti gjendeshin 388 fletë votimi kur ishin 377 votues. Prokuroria të hetojë

Publikuar tek: politike, më 12:47 30-06-2015

“ Në kuti gjendeshin388 fletë votimi kur ishin 377 votues. Kutia u mbush nga komisionerë të PS-së dhe LSI-së”.

Ky është qendrimi i Partisë Demokratike që nëpërmjet deputetit të saj Eduard Halimi ka kërkuar hetim nga ana e prokurorisë për këtë çështje. Sipas Halimit kjo është prova që pushteti shkeli standartin zgjedhor duke marrë si shembull ilustrativ kutinë 0092 në fshatin Rushaj.

Halimi tha se komisionerët e PD janë nxjerrë nga Qendrat e Votimit ndërsa i bëri thirrje ndërkombëtarëve të OSBE-ODIHR të marrin në konsideratë provat që tregojnë shkatërrimin e zgjedhjeve të 21 qershorit nëpërmjet mbushjes së kutive me fletë votimi fiktive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PS Kosta: PS e Gjirokastrës ka një fatkeqësi të madhe, të paaftin Arben Ahmetaj
PD: Kryeministri Rama përgjegjës për arratisjen e Arben Frrokut »
Article Logic
Execution time: 0.021168947219849
array(1) { ["section"]=> string(90) "halimi-ne-kuti-gjendeshin-388-flete-votimi-kur-ishin-377-votues-prokuroria-te-hetoje-14987" }