Halimi në takim me ekspertët: Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 11:19 13-01-2016 Halimi në takim me ekspertët: Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë

Ekspertët e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi janë takuar sot me deputetin e PD-së Eduart Halimi për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me draftin e përfunduar dy ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij, Halimi tha se Edi Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë duke e tentuar me draftin parafabrikat të 21 dhjetorit që u kthye nga Komisioni i Venecias.

“Socialistët hartuan një draft në mënyrë të njëanshme, partnerët ndërkombëtarë bënë të mundur tërheqjen e draftit që hidhte poshtë skemën e ndërtimit institucional si një skemë që synon kapjen e sistemit të drejtësisë.

Drafti parafabrikat i 21 dhjetorit e kontaminoi procesin. Kur ekspertët janë ulur për të diskutuar mbi draftin e Venecias, çështjet ishin 11 dhe ngelen të paktën 11 ku ata ndahen. Kryesorja është kapja politike, kush do t’i emërojë, shkarkojë, kush do jetë në krye të procesit të reformës”, tha Halimi.

Fjala e Halimit dhe Alibeaj gjatë takimit me ekspertët:

Ekspertët e Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës në drejtësi prezantojnë 11 rekomandimet e pareflektuara në draftin e maxhorancës për ndryshimet kushtetuese

Eduard Halimi: Jam këtu bashkë me 3 ekspertët e Partisë Demokratike të cilët kanë ndjekur nga afër në emër të opozitës për çështjen e reformës kushtetuese si pjesa e reformën në drejtësi. Pas ardhjes së raportit të Komisionit të Venecias, të 21 Dhjetorit. Ne ishim këtu bashkë me ekspertët jo vetëm për të përshëndetur opinionin e këtij komisioni i cili me 138 paragrafëve ngrite shqetësimin të opozitës dhe të opinionit publik për rrezikun e kapjes politike nga drafti i Partisë Socialiste dhe çimentimin e kësaj kapje nëpërmjet skemës së re të ndëruar të organizimit të drejtësisë.

Ishim këtu për të shprehur qendrimin e çeliktë të opozitës për të filluar punën për hartimin e një drafti të reformën kushtetuese bazuar pikë më pikë në 138 rekomandimet e Komisionit të Venecias. Pikërisht dy javë më parë nga kjo sallë deklaruam se mbështesim tërësisht qendrimin e Presidentit të Komisionit z Buquicchio se drafti i reformës kushtetuese si pjesë e reformës në drejtësi duhet të kalojë nëpërmjet një procesi konsensusi dhe dialogu të sinqertë dhe si i vetmi udhërrëfyes për të hartuar draftin duhet të ishin pikë më pikë të 138 rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Po çfarë ndodhi?! Një ditë pasi ne ishim këtu në këtë sallë PS dhe ekspertët e saj në mënyrë të njëanshme hartuan një draft duke ecur në të njëjtën linjë që kishin ecuar edhe më parë me arrogancë dhe injorim të plotë të të gjithë rekomandimeve apo të një pjese të mirë të rekomandimeve kryesore të Komisionit të Venecias që hidhte poshtë skemat e ndërtimit institucional si një skemë e komplikuar që synon përdorimin dhe kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Kanë qënë partnerët ndërkombëtarë të cilët gjej rast edhe njëherë ti falenderoj për angazhimin e tyre të sinqertë dhe dashamirës në të gjithë këtë proces që bënë të mundur që eskpertët e Edi Ramës të tërhiqnin draftin paraprak dhe të fillonin punën bashkë me eskpertët e PD dhe grupeve të tjera parlamentare të një drafti që do të bazohej pikë më pikë në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Padyshim, drafti parafabrikat i 29 Dhjetorit e kontaminoi procesin e një dialogu të sinqertë i cili ishte jashtëzakonishtë dhe mbetet i rëndësishëm ashtu siç e rekomandoi edhe Komisioni i Venecias. Kur ekspertët janë ulur për të diskutuar mbi draftin e Venecias, çështjet që ekspertët e PS ndaheshin dhe ata të PD ishin të paktën 11 dhe ngelen po kaq nga çështjen e rekomandimeve të Venecias. Kryesore mbi të gjitha është kapja politike. Kush do ti emërojë ata që do të kontrollojnë, promovojnë, shkarkojnë gjyqtarët dhe prokurororët?! Kush do të jenë në krye të procesit të reformimit të drejtësisë?! Kjo ka qënë pika e debatit.

Qendrimi ynë i hershëm është që këta njerëz që do të zbatojnë gjithë procesin e reformës të mos jenë njerëz që emërohen nga kryeministri, nga maxhoranca, qoftë kur emri i kryeministrit është Edi rama qoftë kur emri i kryeministrit të jetë Lulzim Basha. Për ta bërë këtë ne kemi propozuar, pra ekspertët, që emërimi i këtyre personave në isntitucionet e drejtësisë të bëhen me një shumicë në parlament që të mos lejojë kryeministrin kushdo qoftë ai, që ta ketë nën kontroll sistemin e drejtësisë. Situate në parlament është që Edi Rama ka një shumicë mbi 84 vota, e konstatuar kjo pikë më pikë nga Komisioni i Venecias. Sigurisht duhet një shumicë më e madhe që të zgjehdjë këta njerëz në mënyrë që të mos egzistojë skema e kapjes.

Ky qendrim racional i opozitës është thënë e zeza mbi të bardhë në rekomandimin nr 55  të Komisionit të Venecias e cila thotë se tre të pestat pra me 84 vota çimetohet kapja politike. E theksoj që çimetohet kapja politike. Po çfarë ndodh nëse kryeministri me 84 vota emëron të gjithë skemën e organizimit të funskionimit të drejtësisë?! Shiheni pak këtu në skemën që është përgatitur nga ekspertët. Me 84 vota emërohen të gjithë anëtarët e komisionit e pavarur të kualifikimit të cilët do të fusin në provim të gjithë gjyqtarët dhe prokurororët e Shqipërisë. Nga gjyqtari i shkallës së parë e deri tek kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë inspektorët e inspektoratit të lartë të drejtësisë të gjithë do të emërohen me 84 vota sipas draftit të paraqitur në mënyrë të njëanshme nga ekspertët e PS-së. Po ashtu me radhë si Gjykata Kushtetuese, emërohet kryeprokurori, emërohen anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë, anëtarët e këshillit të emërimeve në drejtësi, tribunali disiplinor dhe Këshilli i Lartë Gjyqsor. Janë 8 institucione që krijojnë një oktapod të vërtetë në kapjen e sistemit të drejtësisë. Pikërisht për shkak të këtij rrezikuqë është permament në draftin e paraqitur në mënyrë të njëanshme nga PS, u propozua edhe nga ekspertët ndërkombëtarë një zgjidhej racionale e cila sigurisht që i përshtatej edhe aktualitetit politik në të ilën ndodhen Parlamenti.

Në këtë situatë që ndodhet parlamenti dhe maxhoranca, zgjedhja e gjithë kupolës të këtij sistemi të mos bëheshe me 84 votat që i ka kryeministri por të bëhet me një shumicë tjetër prej dy të tretat. Jo për të përfituar opozita sepse opozita smund të përfitojë por për të pamundësuar kryeministrin dhe maxhorancën, qoftë kur e ka emri Edi Rama apo qoftë kur e ka emrin Lulzim Basha, që të kapë dhe të emërojë e më aps të mbajë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë. Skema duhet të çmontohet. Ashtu siç edhe ju jeni në dijeni, ekspertët kanë rënë paraprakisht dakord por eskpertët e PS-së kanë kërkuar kohë. Janë këshilluar me Edi Ramën dhe të nesërmen janë kthyer dhe kaën qendruar në të njëjtin polygon që kanë qënë gjatë gjithë kësaj kohe. Ne skemën nuk e prishim dhe personat e kësja skeme që do të ulen në këto karrige ne do ti emerojmë me 84 vota, dhe kjo ka qënë pika kryesore që ka ndarë ekspertët së bahsku me 10 pika të tjera për të cilat ekspertët e PD-së do ti trajtojë para jush.

Enkelejd Aliebaj:  Detyrimi i vetëm që kishim si ekspertë të pavarur të mazhorancë, të  opozitës, përfaqësues të Ministrit apo kudo tjetër ishte dhe është detyrimi i cili buron nga opinioni i Komisionittë Venecias . në paragrafin 5, në fjalinë e fundit të opinionit të Komisionit të Venecias, thuhet”pasi projekt amendamentet të jenë shqyrtuar në dritën e rekomandimeve të përfshira në opiniion e ndërmjetëm, Komisioni i Venecias,do të përgatisë një opinion përfundimtar të tekstit të rishikuar. pra detyrimi ynë ishte qe brenda kufijve që përcaktonte ky opinion, ky dokument, të mund të eksploronim  të gjitha zgjidhjet bazuar mbi rekomandimet e Opinionit  të Venecias. Një ri nga kufijtë e përcaktuar nga opinioni i komisionit të Venecias, ishte pikërisht ai që përcaktonte dhe përcakton paragrafi 55 i Opinionit  të Venecias e majde jo vetëm por edhe paragrafi 127 i cili flet të njëjtën gjë.

Sipas këtij paragrafi shumica aktuale kontrollohet nga mazhoranca prej 3/5,  e jo vetëm kaq, por për ta përforcuar rrezikun potencialin që një shumicë e cila kontrollohet aktualisht nga mazhoranca nuk con në drejtimin e dëshiruar nga të gjithë, depolitizimin e emërtesave të funksionarëve të lartë të drejtësië, por në të kundërtën,  në çimentimin e politizimit të këtyre funksionarëve të lartë.

Sipas draftit përfundimtar tashmë i bërë në mënyrë të njëanshme rezulton se funksionarë të tilë që emërohen që çimentohen me 3/5 e mazhorancës që kontrollohen nga kjo mazhorancë janë këta  pesë anëtarë të Këshillit të lartë gjyqësor , njëri prej të cilëve do të jetë dhe kryetar, pesë anëtarë të Këshillit të lartë të Prokurorisë, njëri prej të cilëve do të jetë dhe kryetari, Prokurori i Përgjithshëm , inspektori i Përgjithshëm i Drejtësisë, 15 anëtarë të  komisionit të vlerësimit dhe të rivlerësimit të testit që do tu bëhet të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, e jo vetëm kaq, por dhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që emërohen nga Kuvendi

Madje  tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që emërohen nga Kuvendi, nuk zgjidhen me 3/5, por zgjidhen me shumicë të thjeshtë që do të thotë jo më me 84 vota, por me 36 vota , pra janë plot 30 funksionarë të rinj që përbëjnë kupolën e sistemit gjyqësor shqiptar të prezantuar sipas kësaj reforme në mënyrë të njëanshme, të cilët emërohen qartësisht në mënyrë të njëanshme nga një mazhorancë që kontrollon votat.

Dhe kjo është vetëm një nga mjetet  që vendos nën thundër të plotë, partiake sistemin e drejtësisë. Të gjithë këta funksionarë të lartë të sistemit të drejtësisë janë të shpërndarë në këto 8 institucione të reja. Është pikërisht skema prej 8 institucionesh të reja e cila do të popullohet me funksionarë të lartë të emëruar në mënyrë partiake . është ajo skemë e cila u prezantua për herë të parë në draftin, i cili shkoi në  komisionin e Venecias e për të cilin Komisioni i Venecias në opinionin e tij ka thënë pikërisht këtë gjë. Komisioni  i Venecias do ti rekomandonte ligjvënësve shqiptarë që të rishikojë numrin e këtyre institucioneve dhe të vendoste që numri të mund të zvogëlohej cka rezulton ishin tetë institucione në momentin kur drafti i shkoi komisionit të Venecia,  e që u atakua dhe që u këshillua ligjvënësi shqiptar ta zvogëlojë dhe rezulton se edhe në draftin paraprak të datës 29 Dhjetor ngelën këto 8 institucione, edhe në draftin përfundimtar të konsideruar si të tillë ngelën po kaq institucion, pra po 8 institucione . një nga këshillat e dhëna nga Komisioni i Venecias i është adresuar njërit prej organeve më delikatë, Këshilli i emërimeve në Drejtësi , Këshilli i emërimeve në Drejtësi i cili etiketohet në këtë mënyrë nga Komisioni i Venecias .

Krijimi i Këshillit të emërimeve në Drejtësi e komplikon strukturën gjyqësore, synon të pakësojë lirinë e zgjedhjes së organeve kushtetuese që përfshihen në procesin e emërimit,, përbërja e këtij organi duhet shqyrtuar më nga afër në sistemin e propozuar prej 8 institucionesh me 30 e më tepër funksionarë që do të emërohen në mënyrë të njëanshme, etiketohet ky këshill si një organ shumë i vogël i cili vendoset në një pozicion shumë të fuqishëm. Ky organ vazhdon të jetë me po të njëjtën fuqi të madhe, të kontrolluar në mënyrë të njëanshme, politikisht nga mazhoranca. Këto ishin  tri cështje thelbësore, për të cilat nuk ka patur reflektim as në draftin e 29, ai ishte i njënashëm, e as në draftin e djeshëm ai që konsiderohet përfundimtar.

Gazmend Bardhi: Në fakt nuk ka asnjë reflektim as për e depolitizimin e procesit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Qartësisht komisioni i Venecias e ka konsideruar përbërjen e komisionit të pavarur të kualifikimit si një mekanizëm i cili e politizon procesin e vlerësimit. Konkretisht   komisioni i Venecias është shprehur se në teori mund të ishte e pranueshme zgjedhja e gjithë këtyre funskionarëve që do të marrin në vlerësim profesionalizmin dhe pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve , vetëm në teori mund të jetë e pranueshme por në kushtet e realitetit aktual politik ku mazhoranca zotëron 3/5 e votave komisioni i Venecias ka sugjeruar qartësisht që zgjedhja e këtyre funksionarëve të bëhet nga një organ i pavarur apo zyrtar që është jashtë ndikimit të mazhorancës aktuale sepse përbërja e komisionit të pavarur të kualifikimit sipas komisioni i Venecias duhet të garantojë pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre.

Nuk ka asnjë reflektim mbi këtë cështje pasi neni C i aneksit të shpërndarë mbrëmë nga grupi i ekspertëve të nivelit të lartë të mazhorancës , nuk ka asnjë ndryshim nga versioni që i është  dërguar komisioni i Venecias. Nga ana tjetër edhe pse komisioni i Venecias e ka konsideruar të panevojshëm dhe të tepërt ngritjen e njnë gjykate të re administrative të lartë në Shqipëri, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, grupi i ekspertëve të mazhorancës nuk kanë asnjë reflektim as mbi këtë cështje. Komisioni  i Venecias ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria ka burimet e nevojshme njerëzore dhe finaciare për ngritjen e një gjykate të re të lartë dhe ka lënë të hapur mundësinë për të vlerësuar një zgjidhje alternative, që është zgjidhja që ne kemi sot  , një kolegj i posacëm administrativ brenda Gjykatës së Lartë,  i cili luan të njëjtin rol dhe arrin  të njëjtat qëllime si edhe i Gjykatës së Lartë, gjithashtu nuk ka asnsjë reflektim mbi rolin që do të ketë Presidenti i Republikës në emërimin e gjyqtarëve.  Komisioni i Venecias është shprehur që roli i Presidentit të Republikës duhet të jetë më i pakët nga ai që Presidenti zotëron sot, megjithatë i ka njohur Presidentit të Republikës që të refuzojë kandidaturat që janë dukshëm të papërshtatshme, ndërkohë që në draft thuhet se vlerësimet që bën presidenti për kandidaturat e  papërshtatshme, e humbin fuqinë e tyre momentin kur i njëjti organ pra Këshilli i lartë gjyqësor vendos të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës.

Një  tjetër cështje që nuk gjen pasqyrim në draftin e publikuar dje nga ekspertët e mazhorancës është dhe e drejta për kompetenca të Gjykatës  Kushtetuese për të vlerësuar një ligj për rishikimin e Kushtetutës. Është e vërtetë që Komisioni i Venecias ka thënë se më së paku duhet ti jepet kësaj gjykate e drejta për të verifikuar procedurën e miratimit të amendamenteve kushtetuese, po ka sjellë në vëmendje që kjo është një cështje komplekse ,vecanërisht në rastet kur Kushtetuta nuk përmban klauzola të përjetshme.

Cfarë nënkuptohet që, në rast se disa parime të përgjithshme në Kushtetutë nuk mund të preken cilido qoftë vullneti i Legjislatorit në një periudhë të mëvonshme nga hartimi i kushtetutës. Cfarë rreziku sjell kjo ? Rreziku  që sjell ky ndalim, është jo vetëm pasja në Kushtetutë  të  dispozitave që bien ndesh  me njëra tjetrën, apo të dispozitave që cënojnë parimet e përgjithshme kushtetuese të parashikuara në pjesën e parë , por një mazhorancë e caktuar mund të ketë votat për të ndryshuar Kushtetutën dhe mund të parashikojë atje që gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë në varësinë e Këshillit të ministrave. Ky është një parashikim që bien ndesh me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe si i tillë duhet të vlerësohet nga gjykata kushtetuese.

Ivi Kaso: Janë edhe katër çështje të tjera të cilat në draftin e qarkulluar mbrëmë nga komisioni Ad Hok nuk janë respektuar rekomandimët koncize dhe të qarta të Komisionit të Venecias, konkretisht kemi vërejtur se nuk respektohet komenti i komisionit të Venecias mbi mungesën e nevojës së ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, koment ky i cili përmbahet në paragrafin 96 të Komisionit të Venecias i cili qartë dhe pa asnjë ekuivok shprehet se megjithatë zëvëndësimi i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është domosdoshmërisht një çështje nevoje dhe mbajtja e Prokurorit të Përgjithshëm deri në mbarimin e mandatit të tij do të ishte e pranueshme. Përsëri drafti i qarkulluar mbrëmë paraqet të njejtën dispozitë e cila parashikon ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu kemi vërejtur se nuk respektohet konkluzioni i Komisionit të Venecias që procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë një process rigorozisht i përkohshëm pasi drafti i shpërndarë dje në ndryshim edhe nga drafti i mëparshëm i cili parashikonte një periudhë më të shkurtër parashikon që ky proces të zgjasë në një periudhë 11 vjeçare.

Komenti konkret i Komisionit të Venecias përmbahet në pikën 100 të opinionit të tij, i cili sjell në vëmendje dhe merr si të mirëqenë faktin që procesi i rivlerësimit tërësor të gjyqsorit dhe të prokurorisë do të ishte një proces konciz pavarësisht se do të ishte një process që do të kishte një mbështetje të gjerë politike dhe publike në vend. Dhe kjo për arsyen e vetme se ky është një proces i jashtëzakonshëm dhe natyra e këtij procesi duhej të ishte rigorozisht e përkohshme. Imagjinoni vetë çfarë natyre përkohshmërie mund të ketë një proces që zgjat 11 vjet dhe çfarë presioni e trysnie do të gjendeshin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi të cilët do ti nënshtrohen këtij procesi prej 11 vjetësh. Vërejmë se nuk është respektuar komenti i Komisionit të Venecias mbi nevojën e respektimin e nenit 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut në procesin e vlerësimit.

Drafti i shpërndarë dje në mënyrë tinzare ka bërë vetëm ndryshimin e emrit të komisionit, nga komisioni i pavarur të apelimit në kolegjin e posaçëm n ë Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që anëtarët në të dyja rastet emërohen nga shumica aktuale parlamentare me një mazhorancë të cilësuar të cilën ata e kanë, dhe me propozimin e avokatit të popullit. Komenti  ose rekomandimi i Komisionit të Venecias në këtë pikë është konkret dhe konçiz e cila parashikon që do të ishte më e mënçur të supozohej se neni 6 i Konventës Europiane së të Drejtave të Njeriut ëashtë i detyrueshëm për procesin e vlerësimit.

Në këtë skenar mungon një trupë gjyqsore në të cilën mund të ankimosh kundër vendimeve të Komisionit të nivelit të parë të vlerësimit pavarësisht se në mënyrë tinzare komisionit të apelimit i është ndryshuar emri në Kolegjin e posaçëm pranë Gjykatës së Lartë me shpresën se perceptimi publik do të mund të kapë faktin që trupa pranë së cilës ankohesh është një trupë gjyqtarësh. Kjo nuk është e vërtetë, ata emërohen nga Parlamenti dhe jo në mënyrë të detyrueshme ata të cilët do të emërohen do të jenë gjyqtarë, aq më pak gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Gjithashtu vërejmë me shqetësim se drafti ka përfshirë dhe Kryeministrin në procesin e emërimit të strukturave që merren me procesin e vlerësimit edhe kjo në kundërshtim me sygjerimin e  Komisionit të Venecias, ç’ka e gjejmë në nenin B të aneksit ku Kryeministri mund të thotë fjalën e tij në emërimin e vezhguesve ndërkombëtarë dhe kohëzgjatjen e mandatit të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta takon Manjanin, Vasilin, Haxhinaston dhe Luan Ramën
Rama me krerët e bashkive: E kuptoj padurimin tuaj, do bënim biseda të tjera por kemi humbur çerek shekulli »
Article Logic
Execution time: 0.18695902824402
array(1) { ["section"]=> string(76) "halimi-ne-takim-me-ekspertet-rama-kerkon-te-kape-sistemin-e-drejtesise-29875" }