Halimi për mbledhjen e Këshillit:Kjo, një përpjekje për të mbyllur çështjen “Doshi”

Publikuar tek: politike, më 17:05 21-03-2015 Halimi për mbledhjen e Këshillit:Kjo, një përpjekje për të mbyllur çështjen “Doshi” Eduard Halimi, deputet i PD

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi tha pak para mbledhjes së Këshillit të Mandateve deklaroi për mediat se kjo është një përpjekje për të mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur çështjen e akuzave të Doshit.

“Partia Demokratike e ka bërë të qartë se ajo dhe qytetarët shqiptarë e shohin këtë si një përpjekje për të mbyllur një orë e më parë çështjen. Partia Demokratike ka theksuar se çështja ka filluar 6 muaj më parë kur kryeministri dhe ministri i Brendshëm shmangën Prokurorinë  për 6 muaj dhe më 3 mars 2015 kur Prokuroria  filloi çështjen ata dolën dhe u thanë shqiptarëve që këtu çështje nuk ka”, deklaroi Halimi.

Halimi përsëriti edhe njëherë kërkesën e PD për dorëheqjen e kreut të Kuvendit në mënyrë që sipas tij,  t’i hapet rrugë hetimit të besueshëm.

“Është e qartë që një hetim ndaj numrit 2 të ekzekutivit nuk mund të jetë i besueshëm për aq kohë sa ai mban postin e kryetarit të Kuvendit. Qëndrimi ynë është i njëjtë, Meta të japë dorëheqjen të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë që hetimi të jetë i besueshëm”, përmbylli deklaratën e tij deputeti i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e ministrit grek me emrin e ministrit tonë, e quan Dhimitri. Bushati: Jam Ditmiri
Topalli: Mbledhja e Këshillit është nul, Meta s’mund ta delegonte drejtimin »
Article Logic
Execution time: 0.021538019180298
array(1) { ["section"]=> string(85) "halimi-per-mbledhjen-e-keshillit-kjo-nje-perpjekje-per-te-mbyllur-ceshtjen-doshi-6566" }