Halimi për Reformën në Drejtësi: Venecia ka rekomanduar çmontimin e kapjes politike

Publikuar tek: politike, më 15:41 11-03-2016 Halimi për Reformën në Drejtësi: Venecia ka rekomanduar çmontimin e kapjes politike

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi në një deklaratë për mediat ka thënë se Venecia ka rekomanduar çmontimin e kapjes politike. Sot Komisioni i Venecias ka miratuar draftin e Opinionit për Reformën në Drejtësi dhe Halimi ka thënë se çështjet e ngritura nga opozita janë cilësuar si legjitime.

Deklarata e deputetit të PD-së, Eduard Halimi

“Falenderim i jashtëzakonshëm për profesionalizmin, paanesinë dhe parimet themelore që përshkruan bashkëpunimin gjatë këtyre muajve me Komisionin të Venecias. Falenderim eksperteve të PD për përkushtimin dhe profesionalizmin që përshkroi gjithe këtë proces.

Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike, dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsesus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias.

Ndihemi të inkurajuar që cështjet e ngritura në shtator 2015 nga opozita, të ringritura në Janar e Shkurt 2016, janë cilësuar si legjitime dhe i janë lënë marrëveshjes politike për tu dakordësuar. Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha cështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Kosovës, Lulzim Basha shkon në Burrel dhe takon të rinjtë
Bashkia për nënën e gjobitur: Bllokoi hyrjen e pallatit »