Halimi:Shqiptarëve po u serviret një farsë, po tentohet të mbyllen hetimet për çështjen “Doshi”

Publikuar tek: politike, më 16:08 26-03-2015 Halimi:Shqiptarëve po u serviret një farsë, po tentohet të mbyllen hetimet për çështjen “Doshi” Eduard Halimi, deputet i PD

Deputeti i PD Eduard Halimi e ka cilësuar gjithë çfarë po ndodh me çështjen “Doshi” një farsë e cila u serviret shqiptarëve në Kuvend duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë se po tenton të mbyllë hetimet.

“E gjithë kjo është vetëm një farsë. Po tentohet të mbyllen hetimet. Kjo çështje nuk e ka fillesën në 3 mars, por të paktën 6 muaj më parë. Doshi ka qenë deputeti më i anatemuar i PD ashtu siç ka qenë miku i ngushtë i Edi Ramës.

Gjashtë muaj më parë Doshi ia tregon kryeministrit këtë ngjarje dhe Rama nuk ia referon prokurorisë, por kryetarit të PS për Tiranën që ta hetojë ai se mos e merr vesh opozita dhe qytetarët. 6 muaj prokuroria u mbajt larg, hetimet i kreu ministri i Brendshëm. Nëse ministri do kishte kryer detyrën por ai dhe kreu i ekzekutivit kishin vendosur kodin e maskës. Heshtën se mos e merr vesh opozita.

Meta thërret familjarët e tij dhe u thotë se vrasja ishte porositur nga PD-ja. Kryeministri nuk ia paraqet prokurorisë, por marrin dhe vendime ia faturojnë PD, duke e zhytur vendin në kriminalitet. Frika i bëri të fshehin krimin. Pastaj vjen deklarata e Doshit dhe prokuroria nis hetimin. Po atë ditë që Prokuroria nisi hetimin, Rama dhe Tahiri deklaruan se e hetuan vetë ngjarjen, s’kishin nevojë për prokurorinë dhe se e gjitha ishte një sajesë. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e Metës që prokuroria të hetojë e lirë. Dëshmitari ndryshon dëshminë e tij. Prokuroria thotë se ka qenë Doshi që ka ushtruar presion.

”, tha Halimi duke bërë kështu edhe një kronologji të tijën mbi ngjarjen.

Më tej Halimi është ndalur te mbledhja e Këshillit ditën e djeshme (25 mars 2015) dhe videoja e pretenduar nga Doshi në të cilën gjithnjë sipas tij, është regjistruar brenda ambienteve të Prokurorisë mes Doshit e Bamit, ku ky i fundit i tregonte deputetit se një efektiv i forcave speciale e kishte kërcënuar me jetën e tij,

“Dje këshilli i'u vu në dijeni të ekzistencës një tjetër prove, tërësisht të kundërt, një përgjim ambjental me zë e figurë ku dëshmitari thotë se ka qenë në presion. Kjo video u bllokua nga maxhoranca me arrogancë. Standardi i bllokimit është rruga më e keqe e së ligës. Ne nuk e kemi parë këtë video, por sigurisht që këtu kemi të bëjmë me një shtet më kriminal e mafioz se qytetarët kanë dëgjuar.

Hetimi i kësaj çështje me në krye Metën është i papranueshëm dhe nuk është i besueshëm. Për sa kohë fshihen prova, ka dyshime të plota se hetimi po manipulohet për t’i paraqitur qytetarëve një farse.

Refuzimi i PS për të marrë provën, dëshmitari nën presionin e zyrtarëve për të ndryshuar dëshminë tregon se maxhoranca po fshihet. Kompromentohet rëndë maxhoranca, kreu në detyrë dhe ky këshill për të mos u thënë të vërtetën shqiptarëve duke sjellë një farsë në Kuvend”, tha  deputeti Halimi në seancën e sotme parlamentare të cilën e cilësoi si një nga më të vështirat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i Parlamentit, Frroku: Standart i rrezikshëm i Prokurorisë, u mor një vendim i verbër
Doshi, padi ndaj Metës dhe Brahos për “shpifje” »
Article Logic
Execution time: 0.19562697410583
array(1) { ["section"]=> string(97) "halimi-shqiptareve-po-u-serviret-nje-farse-po-tentohet-te-mbyllen-hetimet-per-ceshtjen-doshi-7021" }