Halimi: “Venecia”, shqetësim për kapjen politike të sistemit (Opinioni i KM në shqip)

Publikuar tek: politike, më 14:30 29-02-2016

Komisioni i Venecias- Rekomandimet në shqip

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, deklaroi të hënën se draft opinioni i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi shpreh shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë.

Ai tha se opozita është inkurajuar nga pranimi që Komisioni i Venecias i bën shqetësimeve të ngritura prej saj për kapjen politike të sistemit të drejtësisë, shqetësime që adresohen gjerësisht në të gjitha paragrafet e draft-opinonit të Komisionit të Venecias.

Sipas tij, Venecia flet qartë për nevojën e domosdoshme për dialog politik në çështjet e miratimit të ndryshimeve të paketës kushtetuese. Maxhoranca, theksoi deputeti demokrat, duhet të krijojë kushtet për dialog politik, sepse është e vetmja mënyrë për të hartuar dhe miratuar ndryshimet kushtetuese, siç thotë Komisioni i Venecias. “Kush e lexon ndryshe është kundër reformës”, shtoi Halimi.

Deklarata e deputetit demokrat u bë pas një takimi mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Më herët, kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj dha konsideratat e tij për draft opinionin e Venecias, duke shprehur gatishmërinë e maxhorancës për të pranuar çdo zgjidhje që opozitën e bën pjesë reale të procesit të ndërtimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh Grupin e PS, zbulohet këshilla që u dha deputetëve
Agjencia britanike zgjidhet për të akredituar 35 universitete shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.023403167724609
array(1) { ["section"]=> string(85) "halimi-venecia-shqetesim-per-kapjen-politike-te-sistemit-opinioni-i-km-ne-shqip-33827" }