“Hall me rrnue e gjyq me vdek”, pamjet lebetitëse: Burri qan me ngashërim e dridhet i tëri (Gazetarja thirrje Ramës)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:07 12-02-2018 “Hall me rrnue e gjyq me vdek”, pamjet lebetitëse: Burri qan me ngashërim e dridhet i tëri (Gazetarja thirrje Ramës)

Këto janë pamjet dramatike nga qyteti i Durrësit që publikon gazetarja Trëndafile Visha, bashkangjitur me një apel drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Në mjerim ekstrem, një 55-vjeçar i quajtur Ilir Shaqja, siç rrëfen gazetarja, qan me ngashërim e dridhet i tëri.

“Kam punuar 20 vjet te porti në ngarkim-shkarkim dhe ja ku kam përfunduar. Më gjeni një dhomë ku të fus kokën”, ka rrëfyer 55-vjeçari për gazetaren.

KOMENTI I PLOTË I TRËNDAFILE VISHËS:

"Hall me rrnue e gjyq me vdek". Kjo shprehje e urte popullore me erdhi ndermend teksa pashe kete "plak" te ulur ne nje cep te mykur te godina e Pallatit te Sportit" ne Durres. E ka gdhire gjithe naten aty ne te ftohte. 55-vjeçari eshte ulur mbi ca kartona e nje tapet rrecke qe ia kane falur. Persiper nje batanije dhe kjo e falur. Qan me ngasherim Ilir Shaqja dhe dridhet i teri. Krahun e majte e ka thuajse te paralizuar. Copa buke neper toke. Te ther ne zemer kjo pamje. Me shume klithma e tij: Po vdes o njerez, po vdes. Me shume pa buke se me buke. Jam pa strehe. Kam punuar 20 vjet te porti ne ngarkim-shkarkim dhe ja ku kam perfunduar. Me gjeni nje dhome ku te fus koken. Dako te veje doren ne zemer"! Por kryebashkiaku Dako nuk eshte "gjekundi". Por, vetem ca fakire afer tij qe iu eshte hequr ndihma ekonomike e protestojne ne heshrje pertej "vijes se kuqe". Qan Iliri, qaj dhe une. Loti i bie persiper faqesh, mua me ka ngrire....

Ky eshte fillimi i trishte i nje jave shkurti ne Durres. Me nje ushtri te varferish ne rritje. Pak humanizem o qeveritare, laku u ka shkuar deri ne kocke njerezve. Pak humanizem pasanike te dreqit. Pak humanizem zoti KRYEMINISTER!!

hall1.jpg

hall2_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti sfidon kryeministrin, përshëndetja e pazakontë e Ilir Metës me 40 Sarandat
»
Article Logic
Execution time: 0.017884969711304
array(1) { ["section"]=> string(117) "hall-me-rrnue-e-gjyq-me-vdek-pamjet-lebetitese-burri-qan-me-ngasherim-e-dridhet-i-teri-gazetarja-thirrje-rames-110014" }