Hamilton fitues i Çmimit të Madh të Kanadasë

Publikuar tek: sport, më 20:50 12-06-2016 Hamilton fitues i Çmimit të Madh të Kanadasë

Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton, arriti të triumfojë edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë, duke shënuar kështu fitoren e dytë radhazi pas Çmimit të Madh të Montekarlos.

Britaniku bëri një garë shumë të bukur, ku edhe pse e humbi njëherë kryesimin, arriti ta rimarrë me një strategji të pastër. Lajm i mirë për Hamilton është edhe dështimi i shokut të skuadrës, Nico Rosberg.

Piloti gjerman nuk arriti më shumë se vendi i pestë, duke bërë që diferenca mes tij dhe Hamilton të ngushtohet dukshëm dhe gara tani merr një kthesë tjetër, shkruan Top-Channel

Sebastian Vettel e mbylli garën në vendin e dytë, ndërsa Valtteri Bottas arriti të rrëmbejë një vend në podium për Williams.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkaktojnë dhunë dhe trazira, tifozët anglezë do jenë në stadium në ndeshjen e Shqipërisë (Video)
Buzëqesh Shqipëria, te Franca ka probleme »
Article Logic
Execution time: 0.021673202514648
array(1) { ["section"]=> string(50) "hamilton-fitues-i-cmimit-te-madh-te-kanadase-43292" }