Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it dhe Verës

Publikuar tek: kulture-art, më 21:04 22-06-2017 Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it dhe Verës

Në skenën me qiell të hapur plot pluhur yjesh në Porto Palermo, do të rrugëtojnë artistë të skenës së Jazz- it Internacional.

“Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh”

(W. Shakespeare)

Kjo është motoja e edicionit të dytë të Festivalit ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës.

Andej prej nga i ka fillesat muzika e tokës dhe natyrës, gjithçkaja e tingullt e planetit tonë, prej nga buron dashuria, të cilës i falemi dhe rrekemi t’a ushqejmë dita-ditës, me kujdesin si ndaj një foshnje, njësoj dhe ndaj tokës, banesës tonë të përhershme.

Ky është një prej mesazheve më të fuqishme që “Jazz & Wine Festival” përçon përmes urës muzikale. Ndaj jo pa qëllim, ky edicion i dytë është zhvendosur në gjirin e Porto Palermos, dhe në mjediset e brendëshme të Kalasë së Ali Pashes. Festivali ka për qëllim, gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për vendet me vlera të rralla historike, muzeale dhe natyrore, të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’ua lëmë pas brezave që do të vijnë.

Një tjetër qëllim i „Jazz &Wine“ 2017, është ta kthejë muzikën në mjet komunikimi mes kombeve të ndryshme dhe vendeve fqinje. Festivali do të ftojë në skenën e tij, artistë shqipëtarë nga diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, apo nga Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj., duke e kthyer gjirin e Panormos (emri i lashtë për Porto Palermon, që do të thotë “vend i mbrojtur”) në një port komunikimi përmes muzikës.

Emra që zbresin nga skenat ndërkombetare, disa prej të cilëve e shkelin për herë të parë, tokën tonë. E tillë është artistja nga Havana de Cuba, Maryali Pacheco! Pianistja dhe kompozitorja Pacheco shkrin me mjeshtëri disa zhanre muzikore. Ajo noton mes klasikes, jazz-it dhe ritmeve virtuoze latine. Gjithashtu mbi madhështinë e detit Jon do të ngjizen tingujt magjik të Balafonit, përformuar nga pinjolla e klanit të muzikantëve të mirënjohur „Keita“ nga Afrika Perendimore - Mali, i famshmi Aly Keita. “Latin Jazz“, dhe “Balkan-beat“ do të përqafen nën këmbë të Kalasë së Ali Pashait, duke bërë që muret e tij të zgjohen nga gjumi litargjik i atyre kohërave bëmamëdha.

E ndërsa fjalet duhet të shijojnë njësoj, si vera për buzët, kjo e fundit është shoqëruesja besnike e dy netëve të Festivalit ku do të prezantohen verërat më përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia, shoqëruar me traditën e pasur të kulinarisë. Foleja e jazz-it, verës dhe dashurisë, ju pret në Porto Palermo, t’i gëzoheni së gjithës!  c

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një lajm i mirë për shqiptarinë, Kalaja e Ulqinit së shpejti në listën botërore të UNESCO
Përgatituni për arsenalin e 56 emoji-t të reja »
Article Logic
Execution time: 0.075772047042847
array(1) { ["section"]=> string(78) "hap-dyert-edicioni-i-dyte-i-festivalit-nderkomebetar-i-jazz-it-dhe-veres-83477" }