Hapen kuotat sezonale në Itali, 30.850 vende të lira pune, mund të aplikohet nga Shqipëria

Publikuar tek: ekonomi, më 14:38 03-03-2017 Hapen kuotat sezonale në Itali, 30.850 vende të lira pune, mund të aplikohet nga Shqipëria

Italia ka vënë në dispozicion 30.850 kuota të lira për punonjësit sezonal. Dekreti  i flukseve 2017, që pritet të botohet ditët e ardhshme në Fletoren Zyrtare, vë në dispozicion 30.850 kuota, të ndara në 17.000 hyrje për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik (2.000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare).

Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka,  Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë të punësuar sezonalë gjatë viteve të shkuara.

Parashikohen 500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin, 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil dhe 2.400 hyrje për punonjës të pavarur.

Konvertimet

Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur për 5.750 lejeqëndrime për punë sezonale; 4.000 lejeqëndrime për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;  500 lejeqëndrime në BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të: 500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional; 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Edhe këtë vit kërkesat e punësimit dhe të konvertimit të lejeve të qëndrimit do të paraqiten online. Por më parë duhet pritur botimi në Fletoren Zyrtare të dekretit dhe udhëzimet e ministrive të Brendshme dhe të Punës që do të gjeni menjëherë edhe te ‘Shqiptari i Italisë’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027350902557373
array(1) { ["section"]=> string(94) "hapen-kuotat-sezonale-ne-itali-30-850-vende-te-lira-pune-mund-te-aplikohet-nga-shqiperia-70638" }