Hapet Arkivi i Shtetit: Një javë në dispozicion për ta vizituar

Publikuar tek: kulture-art, më 13:55 30-11-2017 Hapet Arkivi i Shtetit: Një javë në dispozicion për ta vizituar

 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon nga data 18 deri më 22 dhjetor Javën e Arkivave të Hapura. Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore.

Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave I bën thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve të kontaktojnë paraprakisht për vizita  gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, vevanërisht për të rinjtë. Java Arkivat e Hapura do të  çelet për herë të parë këtë vit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe do të përsëritet  çdo vit në DPA.

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen në flakë një tjetër makinë te Drejtoria e Policisë
»
Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885
array(1) { ["section"]=> string(69) "hapet-arkivi-i-shtetit-nje-jave-ne-dispozicion-per-ta-vizituar-101360" }