Hapet ekspozita Magjia e Gramafonit në Muzeun Historik, Bido ftesë gjithë shqiptarëve ta shijojnë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:49 23-01-2018 Hapet ekspozita Magjia e Gramafonit në Muzeun Historik, Bido ftesë gjithë shqiptarëve ta shijojnë

Drejtoria e Përgjithshme  e Arkivave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar zhvilluan sot në kuadër të VMGJKS ekspozitën Magjia e Gramafonit. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido dhe  Drejtori i Muzeut Historik  Kombëtar Dr. Dorian Koci.

“Shqipëria është një vend shumë i pasur dhe pasuria nuk është një vlerë monetare e matshme por është trashëgimia kulturore që i jep vlerë më të madhe këtij vendi. Arkivi Qendror Shtetëror ruan jo vetëm trashëgiminë dokumentare të shtetit shqiptar por ka dhe mjaft objekte muzeale të cilat e pasqyrojnë më së miri këtë lloj trashëgimie. Në kuadër të VMGJKS është dhe kjo ekspozitë në mënyrë që ne të mund t’ i japim publikut sa më të thjeshtë të gjithë këtë pasuri të veçantë të Kombit tonë. Kjo ekspozitë me gramafonë do të qëndroj rreth një javë në Muzeun Kombëtar sepse në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve tona ne kemi vendosur të gjithë këtë trashëgimi ta pasqyrojmë atje ku të gjithë qytetarët e kanë më të lehtë të aksesueshme”- tha  Bido ku ftoi dhe të gjithë Shqiptarët që kanë mundësi të shijojnë jo vetëm gramafonët por dhe muzikën që luhet me to.

Z. Koçi, falenderoi gjithë të pranishmit dhe në veçanti Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për bashkëpunimin dhe kontributin në këtë ekspozitë e cila tregon një mundësi më tepër në ndriçimin e Historisë së Shqipërisë. “Në këtë ekspozitë kemi menduar të marrim detaje nga historia sociale e shqipërisë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë për një javë e hapur, për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve, nxënësve të shkolla dhe kujtdo që ka interes dhe dëshirë, të vijnë ta shikojnë këtu në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar”, - tha z. Koçi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deshifrohen pergamenat e Detit të Vdekur
LETRA E RRALLË/ I madhi Dritëro i shkruante Sadijes: Si je tani? Ke temperaturë? Kij kujdes për gjirin... »
Article Logic
Execution time: 0.027460098266602
array(1) { ["section"]=> string(103) "hapet-ekspozita-magjia-e-gramafonit-ne-muzeun-historik-bido-ftese-gjithe-shqiptareve-ta-shijojne-107636" }