Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, nën kujdesin e Ilir Metës shfaqet dokumentari holandez ‘’Një histori përndjekëse’’

Publikuar tek: kulture-art, më 16:12 27-09-2016 Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, nën kujdesin e Ilir Metës shfaqet dokumentari holandez ‘’Një histori përndjekëse’’

Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, shfaqet dokumentari holandez ‘’Një histori përndjekëse’’ Në këtë aktivitet merrnin pjesë deputetë, pedagogë dhe studentë nga Shkolla e Magjistraturës, gjyqtarë, prokurorë dhe anëtarë të stafit të Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

Meta përshëndeti nismëtarët duke vlerësuar kontekstin e filmit.

 ‘Unë duhet t’ju falënderoj juve, profesor Çashkun sepse ishte në fakt ideja juaj e shkëlqyer dhe natyrisht që për parlamentin është një nder dhe një privilegj që në një ditë të faktuar dhe në një moment mjaft të rëndësishëm dhe të reformës në drejtësi, që është një kryefjalë e gjithë procesit transformues të vendit me qëllim edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndryshe nga ato shfaqjet e të enjtes kemi një film mjaft domethënës. Unë nuk e di vërtetë se cili është subjekti i detajuar i filmit, por thelbi është që një i ri nga Sudani i jugut që ka studiuar në Britaninë e Madhe kthehet në vendin e tij me dëshirat dhe me ëndrrat për të zbatuar ato çfarë ai ka mësuar në një universitet britanik dhe me qëllim për të vendosur drejtësinë në një vend ku drejtësia mungon prej shumë kohësh dhe përplaset me një realitet shumë të vështirë”,  tha Meta.

Drejtori ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kujtim Çashku vlerësoi bashkëpunimin e kryetarit të Kuvendit duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë që arti të integrohet më shumë në politikë.

“Përgjithësisht arti dhe kultura të jep më shumë mundësi reflektimi se sa politika e kufizuar në termin e politikës si koncept partie. Do me thënë kjo e zgjeron hapësirën e mendimit, krijon një kulturë tjetër të cilën unë e ndjej që vazhdimisht dhe më shumë neve na mungon në parlamentin shqiptar”, u shpreh Çashku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Një histori përndjekëse”... në Kuvendin e Shqipërisë
Ermonela Jaho bën shqiponjën në Teatrin Mbretëror të Spanjës »
Article Logic
Execution time: 0.0044991970062256
array(1) { ["section"]=> string(147) "hapet-festivali-nderkombetar-i-filmit-per-te-drejtat-e-njeriut-nen-kujdesin-e-ilir-metes-shfaqet-dokumentari-holandez-nje-histori-perndjekese-54299" }