Hapet konkurrenca në treg, pritet ulje e çmimit të naftës

Publikuar tek: ekonomi, më 21:10 02-02-2015 Hapet konkurrenca në treg, pritet ulje e çmimit të naftës

Ministria e Financave ka shfuqizuar udhëzimin me numër  17 të vitit 2008, i cili përcakonte vendosjen e çmimit në tregun e karburanteve në Shqipëri. Më këtë vendim të ministrisë hapet tregu i naftës dhe kjo pritet të çojë në uljen e çmimit për qytetarët.

Pas këtij vendimi, çmimi i naftës do të vendoset nga tregu i pakicës duke u hequr të drejtën importuesve të mëdhenj që të diktojnë çmimet fundore të karburanteve edhe për pikat me pakicë. 

Ky vendim i qeverisë vjen pas reagimeve të forta që erdhën nga qytetarët pasi ulja e çmimit të naftës në arenën ndërkombëtare nuk u pasqyrua në të njejtën mënyrë edhe në vendin tonë.

Opozita organizoi gjithashtu një protestë për çmimin e naftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031161069869995
array(1) { ["section"]=> string(61) "hapet-konkurrenca-ne-treg-pritet-ulje-e-cmimit-te-naftes-2169" }