Hapet linja e parë ‘low cost’ nga Rinasi, ministri Dervishaj nënshkruan marrëveshjen

Publikuar tek: ekonomi, më 13:17 29-11-2016 Hapet linja e parë ‘low cost’ nga Rinasi, ministri Dervishaj nënshkruan marrëveshjen

Ministri i Transporit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë ku ka takuar Ministrin e Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták nga ku nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të flututimeve të kompanisë “low cost” WIZZAIR, në muajin Prill 2017.

Dervishaj fillimisht falenderoi Qeverinë Hungareze për mbështetjen që i jep Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Europian.

Duke u ndal te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera. Fillimi I fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare. Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti I Kuksit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport, tha Dervishaj.

Nga ana e tij Ministri i Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Seszták tha se ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeorportin e Kuksit.

Më tej Ministri Dervishaj dhe Ministri Hungarez Seszták diskutuan për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura. Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorët të ndryshëm të ekonomisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069961547851562
array(1) { ["section"]=> string(87) "hapet-linja-e-pare-low-cost-nga-rinasi-ministri-dervishaj-nenshkruan-marreveshjen-61021" }