Hapet sheshi “Skënderbej”, ftohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago 2017

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:31 11-06-2017 Hapet sheshi “Skënderbej”, ftohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago 2017

Sheshi “Skënderbej” u hap mbrëmë për qytetarët, pas 10 muajsh punime intensive, por suksesi i projektit duket se ka thyer tashmë kufijtë e Tiranës dhe Shqipërisë.

Në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur një ftesë nga Bienalja e Arkitekturës së Çikagos, një nga evenimentet më prestigjoze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, për të shfaqur projektin e Sheshit “Skënderbej” në një nga pavionet e saj për vitin 2017, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.

Ky është vlerësimi i parë që i bëhet projektit të Sheshit “Skënderbej”, i cili ende pa u hapur plotësisht, po korr admirues jo vetëm nga qytetarët e Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0221848487854
array(1) { ["section"]=> string(78) "hapet-sheshi-skenderbej-ftohet-ne-bienalen-e-arkitektures-ne-cikago-2017-82020" }