Hapet sot tenderi për blerjen e 185 mijë targave me vlerë rreth 1 mln euro

Publikuar tek: ekonomi, më 14:53 30-06-2017 Hapet sot tenderi për blerjen e 185 mijë targave me vlerë rreth 1 mln euro

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë nisi tenderin për blerjen e 185 mijë targave kundrejt vlerës  1 milion euro.

Ftesa për tender u bë nga Agjencia e Prokurimit Publik sot në orën 8:00, teksa pritet që ofertat të dorëzohen deri më 27 korrik.

Shuma në dispozicion është mbi 129 milionë lekë, me të cilën do të blihen 185 mijë targa dhe 350 shiritë ngjyrosës. Kjo sasi targash konsiderohet e lartë në raport me makinat në qarkullim, të cilat në fund të vitit 2016 ishin 563 mijë automjete, duke përfshirë edhe automjetet në inventar, por që nuk qarkullojnë.

Sipas "Monitor", specifikat e tenderit kërkojnë që operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera dhe të realizuara gjatë tre viteve të fundit në vlerë jo më të vogël se 51.000.000 (pesëdhjetë e një milion) lekë, që është realizuar gjatë tre viteve të fundit.

Operatori ekonomik për përvojën e mëparshme duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik dhe/ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  kërkon që mallrat e furnizuara sipas kontratës duhet të jenë konform kodeve dhe Standardeve Teknike të parashikuara në specifikimet teknike. Nëse gjatë ekzekutimit të kontratës, ka ndryshime në kodet përkatëse ose në Standardet Teknike, këto ndryshime do të zbatohen vetëm pas aprovimit nga Autoriteti Kontraktues.

Me përjashtim të rasteve kur parashikohet nga ndonjë dispozitë tjetër e kontratës, kur nuk është përcaktuar asnjë Standard Teknik përkatës në specifikimet teknike, Mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike ndërkombëtare të tanishme. Nëse nuk ekzistojnë standarde teknike ndërkombëtare, mallrat duhet të jenë konform standardeve teknike përkatëse shqiptare.

mon.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01826000213623
array(1) { ["section"]=> string(80) "hapet-sot-tenderi-per-blerjen-e-185-mije-targave-me-vlere-rreth-1-mln-euro-84549" }