“Hapja e dosjeve”, Halimi: Gjyqtari i komunizmit sot është anëtar i KLD-së

Publikuar tek: politike, më 13:37 30-04-2015 “Hapja e dosjeve”, Halimi: Gjyqtari i komunizmit sot është anëtar i KLD-së

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi tha se projektligji “për hapjen e dosjeve dhe lustacionin” garanton qëndrimin në pushtet dhe poste publike të gjithë atyre që kanë dhënë dënime të tmerrshme gjatë diktaturës.

Sipas Halimit, regjimi komunist në Shqipëri ka qenë unik dhe si rrjedhojë edhe ligji për hapjen e dosjeve duhet të jetë unik.

“Një gjyqtar i komunizmit që ka dhënë vendime të tmerrshme, me votën tuaj sot është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai paguhet me taksat e shqiptarëve dhe pritet të na udhëheqë në reforma”, tha Halimi gjatë fjalës së tij në Parlament.

Halimi u shpreh se nuk mund të jetë dakort me një ligj që zbulon se kush nga sigurimi i shtetit ka kryer krime barbare, por do ti lejojë ata të vazhdojnë të jenë në pushtet.

“Në postet publike ka njerëz me të shkuar kriminale, të emëruar drejtpërdrejt nga ju. Por ju nuk keni hallin e Kushtetutës por të kontratës tuaj me krimin që keni lidhur në 23 qershor”, tha deputeti i PD, Halimi.

Për deputeten Majlinda Bregu, projektligji për dosjet nuk është lustracion por "lustrim".

"Ky ligj duhet të ishte kaluar me kohë. Ne kemi ende parti komuniste në Shqipëri. Ky draft i paraqitur nuk është lustracion, por është lustrim. Me këtë logjikë që keni ju, edhe ky proces do të përfundojë i pambyllur", tha Bregu gjatë fjalës së saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti Europian: Shqipëria të zgjidhë mosmarrëveshjet e brendshme
Meta përshendet rezolutën e PE: Mesdheu zonë e zhvillimit, jo vijë kufitare vdekjeprurëse »
Article Logic
Execution time: 0.43061590194702
array(1) { ["section"]=> string(76) "hapja-e-dosjeve-halimi-gjyqtari-i-komunizmit-sot-eshte-anetar-i-kld-se-10072" }